Thelbi i vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Tiranë është takimi me kreun e SPAK, Altin Dumani, deklaroi dje në një media sekretar i Marrëdhënieve me publikun në Partinë Demokratike, Edvin Kulluri. Sipas tij, në fokus të vizitës do të jetë drejtësia që tashmë ka goditur korrupsionin majtas e djathtas. “Vizita ka dy aspekte, i pari takimi protokollar i detyrueshëm me Ramës. Besoj do diskutohet dhe për çështje të sigurisë dhe të rajonit. Shqipëria është partner i besueshëm. Së dyti takimi i dytë me Dumanin shumë i rëndësishëm. Kjo s’ka lidhje me preferencat politike por është e paprecedentë që një sekretar shteti vjen dhe takon drejtuesin e prokurorisë së posaçme. Tregon se për SHBA është çështje prioritare për t’i dhënë fund pa ndëshkueshmërisë. Kjo është thelbi i vizitës, takimi që do ketë me zotin Dumani. Duke qenë se një pjesë e opozitës e sulmon vazhdimisht drejtësinë”, deklaroi ai. Ndërkohë mesazhi i Blinken duke takuar Dumanin, sipas Kullurit, është për të gjitha palët politike, se nëse duan të forcojnë marrëdhëniet me SHBA të vënë para ligjit të gjithë ata që e kanë shkelur. “Që të jemi pjesë e be duhet të ndajmë të njëjtat vlera me komunitetit atlantik dhe evropian. Do u japë një mesazh të qartë të gjitha palëve politike se prioriteti jonë për të forcuar marrëdhëniet është vendosja para ligjit e të gjithë atyre që kanë shkelur ligjin. Shqipëria nuk mund të jetë një shtet i dështuar për sa kohë është anëtare e NATO-s, dhe për sa kohë është aspirantë për të hyrë në BE”, u shpreh ai. Nga ana tjetër, zoti Kulluri u tregua i prerë, kur theksoi se Sali Berisha nuk ka asnjë shans që të jetë kandidati i PD zyrtare për kryeministër në zgjedhjet e 2025. “Berisha nuk do të jetë dhe nuk mund të jetë kandidati për kryeministër i PD për 2025. Kjo punë është e mbaruar si histori. PD nuk lëviz nga qëndrimi i saj në marrëdhëniet me SHBA dhe perëndimorët”, nënvizoi sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë