SPAK hodhi poshtë të mërkurën disa informacione të dhëna në disa media një ditë më parë për një operacion dhe arrestime në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Tiranës. Në një reagim për shtyp, prokuroria e posaçme tha se po vijon hetimet dhe se nuk ka pasur asnjë operacion gjatë natës.
Analisti Mentor Nazarko reagimi i drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, ishte serioz dhe i guximshëm.
Mentor Nazarko: Ishte serioz, tregoi shkallë të lartë pavarësie, guximi gjithashtu. Respektoi detyrimet e tij përballë ligjit. Ajo që është këtu, duhet të kuptopjmë që SPAK, lartësisë që ka prekur, agresivitetit të hetimeve, ka kontekst të ri pavarësie nga qeverisja. Ata që janë brumi njerëzor, profesional i SPAK vijnë nga eksperienca të mëparshme, por ata kanë probleme me komunikimin. Ata do duhen ta krijojnë një figurë që të kenë komunikim me qytetarët. Ata kanë nevojë për aleancë me publikun. Duhet të komunikojnë më cilësisht, Duhet të nxjerrin një figurë që të komunikojë më mirë. Duhet të sillen duke raportuar me ato që janë detyrime ligjore, i duhet komunikim i ri, aleancë me qytetarët. Nëse nuk kanë aleancë me qytetarët, do të jenë vulnerabël ndaj presioneve të politikës. Faktori kohë ka rëndësi edhe për atë që SPAK tenton të jetë i paanshëm.