Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka propozuar në takimin e sotëm në Këshillin e Ministrave emrin për Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit të Provës.
Këshilli i Ministrave në mbledhjen e pasdites ka emëruar Klevis Qosen, Drejtor të Përgjithshëm të Shërbimit të Provës.
Më herët Klevis Qose ka mbajtur postin e Drejtorit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në sistemin e burgjeve (SHKKB). Po ashtu ai ka patur një karriere të gjatë në forcat operacionale dhe si oficer policie në disa komisariate të vendit, si dhe ka ushtruar funksionin dhe si oficer pranë SHÇBA Tiranë. Klevis Qose i diplomuar ne Siguri Publike dhe Drejtësi, ka marr çertifikate e mirnjohjes nga kryeministri Edi Rama për luften ndaj terrorizmit në vendin tonë.