Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu në qarkun e Gjirokstrës, iu përgjigj kryeministrit Rama, pasi postoi në mëngjes projektin 3D të rehabilitimit të lumit Vjosë.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Shehu shkruan se përgjatë gjithë gjatësisë së tij vazhdojnë të derdhen pa asnjë projekt rregullues, “ujrat e e zeza” të Qarkut, të bashkive të Përmetit, Këlcyrës, Libohovës, Dropullit, Gjirokastrës, Tepelenës dhe Memaliajt, ndërsa ka depozitime plehrash, që i operatorët i hedhin direkt në lumë, prandaj në të dy brigjet e tij ka një pafundësi mbeturinash dhe lëndësh plastike.
Reagimi i Shehut:
“Vjosen vetem ne 3D Rilindja e „zbukuron“!
Periodikisht publikohen pamje te bukura te Vjoses…!
Por qe te gjitha jane vetem ne 3D!
Edhe kjo zotesi e aftesi e Rilindjes eshte, te tentosh pa tu “skuqur faqja” te mashtrosh rregullisht qytetaret, per dicka qe tashme nuk te beson njeri.
Sepse Vjosa, megjithese u shpall “Park kombetar” eshte atje ku ishte si gjeografi, por gjithmone e me keq, se sa pak vite me pare ne realitet.
I mrekullueshem si lume, i vecante ne natyren e tij.
Por ku vazhdojne te derdhen pa asnje, qofte dhe projekt rregullues, te gjitha “ujrat e e zeza” te Qarkut, direkt apo nepermjet degeve te saj….
Permetit, Kelcyres, Libohoves, Dropullit, Gjirokastres, Tepelenes e Memaliajt!
Qe eshte besoj i vetmi park natyral ne Bote, anes se cilit ndertohen me “leje” nga deputetja ministre e ambjentit, depozitime plehrash, qe per lehtesi i hedhin ato direkt ne lume.
I cili per pasoje, prej fillimit e deri ne dalje te Qarkut, shoqerohet ne te dy brigjet e tij me nje pafundesi mbeturinash, lendesh plastike etj.
Qe vecse te ngjallin neveri e deshperim per kete shkaterrim te organizuar.
Dhe tashti se bashku me kete 3D na japin e lajmin e mire:
–Do te ndryshojne edhe projektin Europian te rregullimit.
Kur nuk kane asnje projekt te tyren, pervecse shkaterrimit te kesaj bukurie te rralle, e lidhur kjo me korrupsionin, pa pergjegjeshmerine, keq menaxhimin.
PS. Po vendos nje foto te realitetit dhe tjetren te 3D!”