Gazetari, Lavdrim Lita në një intervistë televizive foli për kongresin e partisë Socialiste ditën e djeshme. Lita u shpreh se kongresi i PS-së ishte një show i madh politik.
‘’Ishte një shoë i madh politik i organizuar nga partia socialiste pas disa muajsh që paralajmëronin kongresin e tyre të jashtëzakonshëm.
I jashtëzakonshëm nuk ishte asgjë përvec fjalimit të Edi Ramës që deklaroi se do qeveriste përmes inteligjencës artificiale.
Ishte një shaka e madhe pasi kjo u pa edhe tek fytyrat e zymta të anëtarëve të asamblesë së PS.
Problem i kësaj qeverie dhe i socialistëve nuk është inteligjenca artifciale, por janë emrat që janë keqpërdorur dhe kanë keqqeverisur, si Arben Ahmetaj apo Ilir Beqaj’’, tha ndër të tjera Lita.