Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur dje se takimi i parë zbatues i marrëveshjes me Italinë për njohjen e pensioneve do të zhvillohet në datat 18-20 qershor. Gjatë diskutimit në Kuvend të projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë në fushën e sigurimeve shoqërore”, Gonxhja detajoi disa nga përfitimet që do të kenë qytetarët shqiptarë nga kjo marrëveshje. Sipas tij, “marrëveshja nuk ka prapaveprim dhe nuk mund të ketë një pretendim financiar për vitet e shkuara”. “Të gjitha kontributet dhe ngjarjet në jetën tonë akumulohen dhe në rast se një person është në Itali dhe ka përfituar një pension të caktuar për shkak të viteve atje, por ka edhe disa vite në Shqipëri për të cilat nuk është i kualifikuar për të marrë pension, nga momenti që marrëveshja hyn në fuqi i takon e drejta të marrë edhe pensionin për vitet në Shqipëri. Nga momenti që marrëveshja hyn në fuqi, këto vite kthehen në një të drejtë pensioni për të, por natyrisht në masën që i takon nga kontributet në Shqipëri. Qytetarët nuk mund të kërkojnë lekë për vitet para se të hynte marrëveshja në fuqi, por nga dita që marrëveshja hyn në fuqi pensioni i tyre rritet bazuar në këtë riformulim”, deklaroi Gonxhja. Më tej ministri tha se janë mbi 500 mijë shtetas shqiptar në Itali që janë përfitues të skemës ndërsa në Shqipëri 4 mijë italianë. “Në parimet themelore të saj mund të përmendim bashkimi i periudhave kontributive për të përmbushur fatin prej 15 vitesh që duhet për tu kualifikuar për të përfituar pension. Personi ka të drejtë të tërheq përfitimin në çdo vend ku ai ndodhet. Për të pasur një ide mbi numrin e shtetasve italian ata që janë aktualisht në Shqipëri me leje qëndrimi numërohen rreth 4 mijë shtetas italian në Shqipëri që janë përfitues të kësaj skeme, ndërsa janë mbi 500 mijë shtetas shqiptar që punojnë dhe jetojnë në Itali që pritet që të përfitojnë nga kjo marrëveshje”, nënvizoi ai. Duke folur për marrëveshjet që tashmë janë në fuqi dhe zbatohen aktualisht, Gonxhja theksoi se Shqipëria ka marrëveshje me: Turqinë, Belgjikën, Luksemburgun, Maqedoninë e Veriut, Hungarinë, Republikën Çeke, Gjermaninë, Austrinë, Kosovën, Kanadanë, Bullgarinë, Rumaninë, Zvicrën dhe Kroacinë.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë