Sa i përket dëshmisë së tij në SPAK për lobimin e LSI në SHBA, Braimllari i ftuar në një studio televizive, deklaroi se kjo nuk është arsyeja e ndarjes me Ilir Metën, duke shtuar më tej se nuk është thirrur pranë ogranit të anti-korrupsionit për procedurat e këtij të fundit.
“Në SPAK kam shkuar për të dhënë shpjegime. Dhe nuk kam merak të shkoj atje sa herë të më thërrasin. Nuk jam thirrur për procedurat e zotit Meta. Nuk ka lidhje zoti Meta që unë shkova. Po të ishte arsyeja e SPAK, nuk do isha kandidat për këshillin bashkiak, nuk do isha drejtues i fushatës së 14 majit”, nënvizon ish-nënkryetari i PL-së.