Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku me anë të një postimi në rrjetin social “facebook” thotë se edhe pse qeveria po vjel më shumë taksa nga qytetarët, po shpenzon 0 lekë për ta.
Tabaku shton se pavarësisht se është dëgjuar se viti i kaluar ka sjellë më shumë të ardhura se çdo vit tjetër, qeveria nuk ka bërë asgjë më shumë se vetëm ka paguar pagat në këto dy muaj të para të këtij viti.
“0 lekë ka shpenzuar shteti për investime në çdo sektor. 0! Kjo është bilanci i dy muajve i janarit dhe i shkurtit.
Të gjithë i dëgjuam deklaratat bombastike që viti i kaluar ka sjellë më shumë të ardhura se çdo vit tjetër 6 miliardë.
12.6% më shumë se viti i mëparshëm. Të ardhura që kanë ardhur nga rritja e çmimeve nga taksat, të ardhurat që kanë ardhur nga profesionet e lira , nga bizneset por ku kanë shkuar këto sepse praktikisht gjatë janarit e shkurtit nuk është bërë asgjë tjetër përveçse janë paguar pagat.
Shteti ka funksionuar për të paguar pagat. 0 lekë në arsim, 0 lekë në shëndetësi, 0 lekë në infrastrukturë. Është arritur rekord i jashtëzakonshëm me 0 dhe buxheti i shtetit që nis një precedent të tillë me 0 tregon pikërisht arrogancën, shterpësinë e mendimit, tregon pikërisht dhe faktin që sot qeveria shqiptare nuk po prodhon asgjë.
Ju paguani, politika nuk e kthen mbrapsht! Qytetarët paguajnë, politika e mban në xhep! Qytetarët paguajnë taksa të rritura, qeveria përsëri nuk e ndjek me investime. Ky është bilanci i dy muajve të parë të viti” shprehet Tabaku.