Sekretari i përgjithshëm i OMONIA-S, Marin Suli komentoi seancën e sotme në Gjykatën e Posaçme për çështjen Beleri duke kërkuar dhe një javë kohë për të vendosur për betimin e Fredi Belerit. Ai tha se çështja është 100% politike dhe se nuk ka të bëjë me një ngërç juridik. Sipas tij, Athina shikon që në mënyrë të përsëritur janë duke u shkelur të drejtat themelore të njeriut, ndërsa thekson se himarjotët kanë vendosur me vullnetin e tyre për Belerin.
Në fakt nëqoftëse deri sot kishim ndonjë dyshim se çështja ishte tërësisht politike sot është 100% e sigurtë se është politike. Zoti Xholi tashmë është kthyer në qesharak pasi sot mori rolin e juristit. Zoti Xholi pyeste në mënyrë të përsëritur mos të duhet kohë që nëpërmjet ping- pongut ta shtyjnë këtë çështje që të mos marrin një vendim. U bënë 7 muaj që nuk merret një vendim dhe në seriozitetin e SPAK ai është kthyer në qesharak. Çështja është 100% politike dhe qëllimi është që Beleri të mos hyjë në zyrën e kryetarit të bashkisë sepse na duhet dhe ca muaj bashkia për të mbuluar zullumet që kanë bërë deri më sot. Çështja s’ka ngërç politik.
Më tej ai shtoi se Athina shikon se në mënyrë të përsëritur po shkelen të drejtat e njeriut siç është rasti i Belerit. Sipas tij, kjo nuk është çështja e një njeriu, por është çështje e sovranitetit të popullit.
Himara ka vendosur për Belerin në shumicë, kushtetuta thotë se sovraniteti i përket popullit dhe ai sovranitet duhet të shkojë në vend. Po bëhet një shkelje e madhe e kushtetutës. Askush se thotë këtë gjë, Beleri duhet të marrë detyrën. Çdo vend anëtar i BE i ka të panegociuara të drejtat e njeriut dhe në këtë optikë se shoh si gjë të keqe. Drejtësia nuk është e barabartë për të gjithë është drejtësi rilindase. Gjykatat kanë 7 muaj që bëjnë ping pong me çështjen Beleri dhe del një prokuror dhe thotë se na duhet dhe një javë kohë, ca gjëra amatoreske. Çështja është 100% politike.
I pyetur se çfarë ndodh nëse Beleri nuk betohet dhe si do të vijojë beteja, Suli tha se do të ndjekim të gjithë rrugët ligjore.
Do apelohet vendimi se është në shkallën e parë, mendoj që gjykata të mos lajthisë, Beleri duhet të ishte betuar tashmë prej 6 muajsh dhe të themi që gjykata ti thërrasë logjikës, do apelohet dhe do ndjekim të gjitha rrugët ligjore.