Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka komentuar zhvillimet e fundit politike. I pyetur se si e ka parë protestën e opozitës, ai tha se qëllimi i saj është se po bëhet për pushtet dhe frika e madhe nga SPAK. Sipas tij, protestat bëhen kundër një diktature, por jo në një shoqëri që duhet të vish në pushtet me votë të lirë. Ai është i bindur se kjo formë e zgjedhur nga opozita nuk mund ta rrëzojë kryeministrin Rama nga pushteti. Po ashtu Ngjela ka paralajmëruar të tjera arrestime “VIP” si nga PD dhe PS. Ai ka analizuar dhe situatën brenda Partisë Socialiste, luftën e përfolur në heshtje brenda saj dhe të fuqishmit brenda PS. Avokati ka folur gjithashtu dhe për situatën në Veri të Kosovës dhe përplasjet e Albin Kurtit me ndërkombëtarët dhe Serbinë.
-Avokat Ngjela, si e patë protestën e Rithemelimit?
Protestat në Shqipëri nuk kanë karakter perëndimor, këtu bëhet protestë për pushtet në një kohë që pushteti merret me vota, protestat bëhen për të drejtat e njeriut, nuk bëhen për ardhjen tënde në pushtet, është karakter mesjetar. Protestat bëhen kundër një diktature, por jo në një shoqëri që duhet të vish në pushtet me votë të lirë, votën e lirë e kontrollojnë ndërkombëtarët, ty të dalin 18%, opozita e sotme kështu siç ka ardhur, këta dalin në protestë, mirë bëjnë që dalin në protestë, protesta është shëndet, por duhet të ketë program, duhet të bindësh shoqërinë, jo do të vij unë në pushtet se jam më i mirë se ky.
-Ju besoni se protestat sjellin përmbysje?
Si mund të sjellë përmbysje? Kur Parlamenti është atje, mund çojë në zgjedhje të reja, një protestë e madhe masive e detyron çdo lloj, po të shpallen zgjedhje të reja ju nuk e dini se si operojnë kryeministrat, po t’i shpalli ai fiton sot, sepse opozita është e përçarë, por sapo të shikojë që opozita do të unifikohet, ai do të bëjë zgjedhje të reja dhe fiton, opozita pasi të bashkohet do t’i duhen katër pesë muaj të marrë veten, por për katër pesë muaj e rrëzon këtë nëse bashkohet, por këtu bëhet pyetja si bashkohet opozita, të mos jetë non grata me ta, si mund të jetë kryetari i opozitës non grata në Amerikë, është non sens, shiko zgjidhje atje në Amerikë, se bëri gjyqin në Amerikë Saliu, e bëri në Francë. Avokati duhej t’i thoshte shko në Amerikë hiq ‘non gratën’. Në Shqipëri në një vend pro amerikan, ke dalë ‘non grata’ në Amerikë, ke dalë jashtë loje këtu, pse s’shkoi të bënte gjyqin në Amerikë, punë e tij.
-Është folur për grevë urie?
Po i la qeveria që të vdesin ata ca do të ndodh? Nuk mund të bëhet grevë qeverie se dua të vij në pushtet. Ata janë të trembur nga SPAK. Është sakrificë që vjen për gjëra të mëdha jo për pushtet. Krerët e opozitës janë të trembur nga SPAK. SPAK-u do të kalojë nga majtas djathtas, bëri tre katër, një zv. kryeministër, disa ministra majtas e të tjerë kryetarë bashkish, ra djathtas mori Saliun, pse është doktrinë e Napoleon Bonapartit, nëse SPAK do ta fillonte nga opozita, të gjithë do të thoshin e bën Rama, ai e filloi bukur se dimë doktrinën që ju thashë, do të vazhdojë akoma djathtas kot lodhen këta. Korrupsionin e kanë ata në dorë, e kanë të hetuar korrupsionin, në zyrat e SPAK janë të gjithë ndërkombëtarë, këta thonë e drejton Rama. Ai që është nën akuzë thotë ca të dojë, por ne po flasim për disa të vërteta. Por, që do goditen të dyja krahët nuk diskutohet.
-Në asamblenë e PS u vu re ekzistenca e klaneve brenda asaj partie, a e rrezikojnë unitetin e një partie?
Nuk kanë dalë hapur. Ato janë fraksione, ku ta gjesh. Unë kam kërkuar lejimin me ligj të fraksioneve në një parti. Secili fraksion ka liderët e vet dhe kërkon që të jetë kryetar partie, dhe këta thonë jo, sepse jam unë kryetar partie. Fraksionet e rrezikojnë liderin e një partie, sepse nëse janë 4 fraksione përshembull dhe ai duhet që të ketë 3 që të dal kryetar atje. Partitë tonë sollën princat dhe principatat, secili parti krijoj princin e vet, ja ku e ke Saliun akoma, të gjithë janë në dispozicion të princit.
-Kë sheh si më të fuqishëm në PS?
Atje në kuptimin e një lideri nuk ka. Kurse Rama u bë lider pasi u kryetar. Nuk ishte lider me grupi e tij, me doktrinën e tij, mori 2 ose 3 atje dhe doli kryetar partie, sepse ishte kryetar partie. Tani nuk ikën ai, sepse nuk ka lënë konkurrent brenda, sepse nuk pranon zgjedhje.
-A mund të ndodh në PS ajo që ndodhi në 2003, ikja e Ilir Metës?
PS me largimin e Nanon ka humbur cilësi, ka kualitet të dobët, Nano kishte kualitet të lartë, 3 ose 4 nga ata mund të ishin kryetar partie. Ai i mbante, kurse këta shohin kush po më sheh keq dhe e heq fare.
-Dinari serb ka krijuar tensione në marrëdhëniet e qeverisë së Kosovës me SHBA. Nëse ju nuk do të na trajtoni si partner as ne nuk do t’iu trajtojmë si të tillë, kështu është shprehur ambasadori amerikan Kurtit?
Ka të drejtë. Por mbetet ambasadori akoma. Nuk ka folur politika e lartë. Kurti po gabon. Për Kurtin ata kanë dyshime para se të vinte. Por unë mendoja se ata nuk e pranonin për shkak se ishte i majtë, ultra i majtë, dhe e ka sjellë në pushtet dega enveriste. Janë enveristë ata, e di? Ma kanë shprehur mua hapur kur flisja kundër Enverit. Tani nuk e di, por po flasë 10 vite para. Por nuk ka rëndësi, gjithsecili mund të ketë ideologjinë e tij. Problemi është ka apo nuk ka vota. U pozicionua si i majtë ekstrem dhe mori votat. Tani, pasi vjen në pushtet me vota, mbaron problemi politik, fillon problemi shoqëror në funksion të drejtimit të shtetit, të ekonomisë, të financës dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë me liderin politik që është bërë kryeministër. Sa i përket Kurtit, ai nuk i ka këto. I mungon dimensioni i burrit të shtetit. Ai arriti t’i bindte ata majtas, bravo i qoftë. Por problemi është çfarë po bën këtu? Duke qenë majtas ai e kupton ftohtësinë e Uashingtonit dhe bën këto që po bën.
-A po përpiqet Kurti të krijojë një frymë antiamerikane në Kosovë?
Nuk mund të ketë deputet nën 50-vjeç, është senil shteti. Mbaheni mend këtë. Aguridhët formojnë komunizmin. Sa ishte mosha mesatare e komunistëve kur morën pushtetin në Shqipëri? 27-vjeç. Kurti ka konflikt me ndërkombëtarët dhe unë ja kam thënë në tavolinë. I thash që nëse ke konflikt me ndërkombëtarët nuk duhet të vish në pushtet. Qëndrimi ndaj Amerikës është ose ideologjik ose logjik. Kur është ideologjik janë të majtë, nuk pranojnë kapitalizmin e tipit Amerikan. Duan socializmin e tipit Evropian. Të tillë ke edhe në Greqi. Kurti duhet të ketë parasysh një gjë, i tha mirë Rama: Pa Uashingtonin nuk do të ketë pavarësi.
-A rrezikon Kurti të ketë fatin e ish-kryeministrit Berisha?
Jo, nuk shkel të ligj ai. Atë e kanë goditur politikisht. Tani që foli ambasadori amerikan, Kurti nuk duhet të lejojë që të flasë edhe Sekretari i Shtetit. Duhet të japë dorëheqjen që të rifutet në politikë dhe të shkojë në zgjedhje me tjetër doktrinë. Nga një doktrinë e majtë, të dalë në zgjedhje me një doktrinë më liberale.
-A rrezikon qeveria Kurti të sanksionohet nga Amerikanët pas sanksionet europianët?
Nëse çështja arrin deri këtu, Kurti nuk po luan për shqiptarizmin. Kam pasur dyshime. Nëse Kurti arrin deri këtu, indirekt është me Beogradin. Nuk diskutohet. S’kanë ç’më duhen faktet, flasim për logjikën. Në qoftë se mbështetësi yt, ai që të ka dhënë pavarësinë, nuk të pranon dhe ti vazhdon dhe je kundër tij, me kë je? Me kundërshtarin e shqiptarizmit. Dhe kush është ky? Beogradi edhe Moska. Do të pyesësh a është e vërtetë që është me Beogradin dhe Moskën apo jo? Kjo nuk ka rëndësi për sa kohë logjika të çon këtu.
-Takimi i Blinken me kreun e SPAK si komenton?
Blinken tha se SPAK e drejtojmë ne. E paguan është investim, amerikan dhe kërkon që të jetë korrekt me ligjin. SPAK ka filluar antikorrupsion, këta dalin në protestë, kundër SPAK kanë dal sepse njëri është i arrestuar dhe pas tij mund të ketë edhe të tjerë. Blinken ka thënë do ja eliminojmë korrupsionin shqiptarëve, SPAK do shpëtojë vendin nga korrupsioni.