Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka shkruar dje në Twitter se Presidenti ultra-nacionalist i Republikës Srpska, entiteti serb në Bosnje e Hercegovinë, Dodik, është në rrugën autoritare të presidentin të Rusisë, Vladimir Putin. “Sulmet e Milorad Dodik ndaj të drejtave dhe lirive themelore në Republika Srpska tregojnë se ai është në rrugën autoritare të Presidentit Putin. Departamenti i Shtetit i përfaqësuar nga ambasadori Murphy, vazhdon të avokojë për të ardhmen demokratike dhe të begatë që e meritojnë të gjithë qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës, shkroi Blinken në Twitter. Por, këto nuk i bëjnë përshtypje liderit autoritar të RS, Milorad Dodik, pasi ai pretendon se “ambasada e ShBA-së i ka shkaktuar shumë më tepër dëm Republikës Srpska sesa përfitime nga mjetet financiare që i ka investuar”. Ndërsa Dodik ka vazhduar kritikat në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku është shprehur se “do t’i ishim më mirënjohës nëse ShBA-të nuk do të kishin dhuruar asnjë dollar, por vetëm nëse do të ishin sjellë politikisht korrekt në Bosnje dhe Hercegovinë”. Këto komente, Dodik i bëri pas publikimit të hulumtimit nga mediat në BeH për investimet e SHBA në RS. Sipas të dhënave të publikuara, amerikanët kanë investuar në RS më pak se 638 milionë dollarë amerikanë, që nga viti 1995. Këtë informacion e ka prezantuar edhe ambasada amerikane në BeH. “Ambasada e SHBA-së në Sarajevë mund të shtojë dëmet e bëra në Republikën Srpska nga viti 1995 deri në vitin 2023. Është fare e sigurt se shumë herë tejkalon shumën e deklaruar si ndihmë dhe investim në infrastrukturë. Ne do t’u ishim më mirënjohës nëse nuk do të dhuronin qoftë edhe një dollar dhe nëse do të silleshin politikisht korrekte në Bosnje dhe Hercegovinë”, tha Dodik.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë