Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç pas fjalimit të regjistruar në takimin parazgjedhor është krahasuar së fundi në rrjetet sociale me Hitlerin. Vuçiç në rrjetet sociale ka postuar një video ku thotë se Serbia ka arritur të përparojë në rajon duke prekur edhe temën e pagave.“Vetëm pse fola në sallën e shumicës mbrëmë. Për shkak të përparimit të përshpejtuar të Beogradit dhe Serbisë, për shkak të asaj që thashë për faktet për pagat në rajon dhe se Serbia është e para në rajon për sa i përket pagave”, ka shkruar Vuçiç. Vuçiç iu drejtua progresistëve në sallën e Shumicës në komunën e Beogradit të Vozhdocit ndonëse gjithçka dukej si takimi i parë parazgjedhor i progresistëve për zgjedhjet e shpallura në Beograd, SNS e cilësoi mbledhjen si mbledhje të bordit komunal. Në lidhje me mimikat dhe lëvizjet e tij gjatë fjalimit Vuçiç u vendos në qendër të vëmendjes për ngjashmeritë e tij me Hilterin. Ngjashmëri në lëvizjet gjatë fjalimit dhe tonit të zërit.
Nuk është hera e parë që ai është krahasur me Hilterin por pas fjalimit të djeshëm u përhapën prap shqetësime për sjelljet e presidentit serb.Opozita, disa nga mediat dhe analistët në Serbi kanë bërë kritika të ashpra ndaj gjuhës politike dhe axhendës së kreut aktual të vendit. Rrjetet sociale, faqet e para të mediave opozitare dhe profilet e kundërshtarëve të tij nga radhët e shoqërisë civile u mbushën me imazhet e Vuçiçit që krahasohej me diktatorin nazist, Adolf Hitler, sidomos gjatë zgjedhjeve të 17 dhjetorit. Kundërshtarët e Vuçiçit e akuzuan atë se përditë e më shumë po shkonte drejt paranojës për pushtet dhe diktat absolut. Sipas tyre, kjo qasje e kreut të Serbisë ishte mjaft e rrezikshme për të ardhmen e vendit.