“Serbia është nën presion intensiv dhe të paprecedentë për shkak të marrëdhënieve të saj me Moskën dhe kjo nuk ka të bëjë fare me vdekjen e askujt”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Gazetarët i kërkuan Peskovit të komentonte deklaratën e presidentit serb Aleksandër Vuçiç për TV “Prva” se vdekja e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny mund të komplikojë marrëdhëniet midis Beogradit dhe Moskës dhe të presin presion të shtuar nga Brukseli. “Nuk e di kontekstin e asaj deklarate, por e vetmja gjë që dimë me siguri është se Beogradi është vazhdimisht nën presion shumë të fortë dhe kjo nuk ka të bëjë me vdekjen e askujt. Ai presion është konstant dhe mjaft i paprecedentë”, tha Peskov.Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se “pozicioni i Beogradit në raport me Moskën do të jetë më i vështirë” pas vdekjes së liderit opozitar rus, Aleksei Navalny. Megjithatë, udhëheqësi serb hodhi poshtë mundësinë që të vendosë sanksione ndaj Rusisë. Aleksandër Vuçiç tha për televizionin Prva më 18 shkurt se nuk dëshiron të flasë lidhur me atë se çfarë ndodhi me Navalnyn, që vdiq në një burg në Arktik, sepse ai tha se “unë nuk jam trup hetues”. “Nuk jam më i mençur se të gjithë të tjerët në botë që dinë gjithçka paraprakisht. Kjo u përket analistëve politikë, por jo një presidenti të shtetit. Por, pozicioni do të jetë më i vështirë për ne, nuk kam dyshim”, tha Vuçiç. Autoritetet ruse thanë më 16 shkurt se kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny, u sëmur dhe humbi vetëdijen pas ecjes në një burg në Arktik, ku po vuante një dënim prej 19 vjetësh burgim. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë përgjegjës për vdekjen e tij presidentin rus, Vladimir Putin.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë