Kompania farmaceutike britaniko-suedeze AstraZeneca ka njoftuar se do të tërheqë vaksinën e saj Covid-19 disa muaj pasi pranoi në një gjykatë në Londër se vaksina mund të shkaktojë efekte anësore të rralla dhe të rrezikshme. Vaksina nuk mund të përdoret më në Bashkimin Evropian, pasi kompania tërhoqi vullnetarisht autorizimin e saj të marketingut. Kërkesa për tërheqjen e vaksinës është dorëzuar më 5 mars dhe ka hyrë në fuqi të martën. Aplikime të ngjashme do të bëhen në muajt e ardhshëm në Britaninë e Madhe dhe vende të tjera që kanë miratuar vaksinën, e njohur si Vaxevria. AstraZeneca tha se vaksina u hoq nga tregu për arsye komerciale dhe se nuk prodhohet më dhe nuk furnizohet më, pasi është zëvendësuar me vaksina të përditësuara që janë efektive kundër shtimeve të reja të Covid-19, transmeton Telegrafi britanik. Vaxevria është vënë nën një shqyrtim intensiv muajt e fundit për shkak të një efekti anësor shumë të rrallë, i cili shkakton mpiksje gjaku dhe numërim të ulët të trombociteve në gjak. AstraZeneca pranoi në dokumentet gjyqësore të paraqitura në Gjykatën e Lartë në Londër në shkurt se vaksina “mund, në raste shumë të rralla, të shkaktojë TTS”.
Reagon mjeku Alimehmeti
Për mjekun Ilir Alimehmeti shumë shpejt gjatë përdorimit të Astrozenecës u diskutua tromboza dhe në fillim u mundua që të fshihej si gjë. Në një intervistë, Alimehmeti tha se kur gjërat ndodhin shpejt nuk na jepet koha për të parë efekte anësore, pozitive dhe negative në raport me vaksinat. “Kur gjërat ndodhin shpejt nuk na jepet koha për të parë efekte anësore, pozitive dhe negative. Shumë shpejt gjatë përdorimit të Astrozenecës u diskutua tromboza dhe në fillim u mundua që të fshihej si gjë. Në fillim u bën vaksinat në moshat më të larta në shumë vende evropiane. Ishin vendime të bazuara në evidenca. U bazuan në të dhëna për përdorimin e medikamenteve. Ishte e qartë që duheshin evituar moshat e reja. U përdor për të gjithë një strategji e njëllojtë dhe nuk u pa se kush e kishte kaluar apo jo virusin. Duhej parë gjendja e pacientëve. Ne u luftuan shumë kur i thoshim këto gjëra. Sigurisht që kur jemi në aksion, vendimet janë shumë të shpejta. Më pas kaluam tek faza nihiliste që duhej mohuar çdo gjë që ndodh në raport me vaksinat”, u shpreh ai.
Njerëzit në panik edhe për “Pfizer”
Nga ana tjetër, futbollisti francez i Francës, Xavier Fumu Tamuzo, ka ngritur një padi kundër kompanisë farmaceutike BioNTech-Pfizer. Ai i tha gjykatës se trupi i tij nuk funksionon më si dikur, ndaj iu desh të tërhiqej nga futbolli. Sipas futbollistit të Stade Laval, skuadër që luan në kategorinë e dytë të Francës, vaksinat kundër Covid-19 janë përgjegjëse për efektet anësore që e detyruan të mbyllte karrierën në moshën 29-vjeçare. Periudha midis 2021 dhe 2022, ajo në të cilën Tamuzo mori tre doza të vaksinës, përkon me disa dëmtime të pësuar, fillimisht në gju, më pas dy dëmtime të tendinit. “Do të doja të kuptoja pse trupi im ka pushuar së funksionuari normalisht, nuk mund të eci më, vrapimi më është bërë i pamundur. Kam dhimbje vetëm duke u ngjitur ose duke zbritur shkallët”, u shpreh futbollisti. Padia e ngritur nga Tamuzo evidenton edhe një herë efektet anësore të mundshme të shkaktuara nga vaksinimi kundër Covid-it. Tamuzo nuk është i vetmi futbollist që ka këto dyshime. Një ngjarje që shqetësoi së fundmi Italinë, me vdekjen e 26-vjeçarit Matia Giani pas një sëmundjeje në fushë gjatë një ndeshjeje.