Edhe në Qendrën Spitalore Rajonale “Shefqet Ndroqi”, pranë shërbimit të hemodinamikës realizohet implantimi i defibrilatorëve kardiak (CRT-D), një procedurë invazive delikate e cila u vjen në ndihmë pacientëve me probleme të zemrës.
Kjo pajisje bashkëkohore, në vijim të investimeve të qeverisë dhe MSHMS për modernizimin e shërbimeve në sistemin shëndetësor publik me aparatura të teknologjisë së lartë, shpëton jetën e pacientit.
Mirënjohje ekipit të mjekëve, Dr. Agron Meshi, Dr. Meriton Siqeca, , Inf. Miranda Saveta, Inf. Eduart Kule, Inf Shpat Lako të cilët falë kësaj aparature u erdhën në ndihmë dy pacientëve të moshës 45 dhe 60 vjeç.