Tashmë nuk është një sekret që femrat ose meshkujt më të pashëm zgjedhin partnerët më të dëshiruar romatikë, dhe gjithsesi njerëzit janë më të prirur të pëlqejnë njeërzit e bukur.
Por avantazhet nuk janë vetën në skenën e njohjeve pasi shkenca thotë se ka disa arsye të tjera që shtopjnë kuptimin.
Njerëzit e bukur janë më inteligjentë
Kërkuesit e Universitetit të New Mexico kanë zbuluar se ka një lidhje mes simetrisë trupore (elementi parësor i bukurisë) dhe inteligjencës.
Shkencëtarët thonë se simetria trupore sinjalizon stabilitetin e zhvillimit fizik dhe forcën e organizmit. Pas administrimit të një testi inteligjence për një grup pjesëmarrësish në studim, kërkuesit zbuluan se ata që kishin më shumë simetri trupore shënonin më shumë pikë.
Kompanitë me drejtorë të pashëm fitojnë më shumë para
Një studim i Universitetit të Wisconsin zbuloi se 500 me drejtorë/drejtore më të pashëm kishin të ardhura më të larta se kompanitë me liderë me pak atraktivë.
Kërkuesit thoin se në përgjithësi një kompani me drejtues me fytyrë të pashme shtonte fitimet e saj menjëherë pas një paraqitjeje të tij/saj në televizion. Kur i njëjti drejtor fliste në gazetë ose media pa imazh fitimet e kompanisë nuk kishin të njëjtën rritje.
Njerëzit e pashëm kanë më shumë gjasa për t’u marrë në punë
Avantazhet e të qeni të bukur shtrihen dhe në sferën e punësimit, teksa në një kërkim thuhej se aplikuesit më të pashëm meshkuj e femra kishin më shumë gjasa të punësoheshin nga punëdhënësit në krahasim me kolegët e tyre më pak të pashëm, me të njëjtat kredenciale dhe CV.
Bukuria mund të japë avantazh politik
Nëse po kandidon për një post, ke shumë më tepër shanse suksesi kur je i pashëm. Këtë thotë një studim finlandez që zbuloi se kandidatët meshkuj e femra merrnin më shumë vota kur ishin të bukur.
Studimi llogariste se diferenca standarde mes kandidatëve të pashëm dhe atyre të zakonshëm, arrinte në 20% për qind të votave.
Nëse je i/e bukur, të tjerët besojnë se ke një jetë më të lumtur
Nj studim i vitit 1972 zbulonte me të drejtë se njerëzit supozonin se të huajt e pashëm kishin jetë të mrekullueshme.
Studiuesit i tregonin studentëve të universitetit foto nga njerëz të ndryshëm dhe arritën në konkluzionin se subjektet tërheqës udhëhiqnin jetë më të lumtura e më të suksesshme dhe kishin më pak gjasa të mbeteshin beqarë.
Studentët supozonin gjithashtu se individët tërheqës në foto ishin "bashkëshortë më kompetentë" dhekishin martesa më të mira.
Bukuroshët perceptohen të jenë më të shëndetshëm
Tiparet simetrike të fytyrës i bëjnë njerëzit të duken më të shëndetshëm te të tjerët.
Në një studim të universitetit skocez të St. Andrews kërkuesit manipulonin fotot e njerëzve për të treguar nivele të ndryshme simetrie në fytyrë. Pjesmarrësit e studimit vlerësonin si më tërheqëse fytyrat me tipare simetrike, ndërsa të tjerat perceptoheshin si jo-tërheqëse dhe të sëmura.
Studimi tregoi se nuk kishte lidhje mes simetrisë së fytyrës dhe shëndetit fizik. Edhe pse nganjëherë simetria e fytyrës lidhet me "gene më të mira," shkenca nuk ka zbuluar lidhje me superioritet shëndetësor.
Edhe bebet preferojnë njerëzit më të pashëm
Shkencëtarët prej kohësh kanë vërejtur se dhe bebet bëjnë dallime mes njerëzve tërheqës dhe atyre më pak tërheqës.
60 bebe që u studiuan në reagimet e tyre ndaj 16 femrave e 16 meshkujve të rritur, shikonin më gjatë ata që ishin klasifikuar më herët si më tërheqës, dhe e njëjta gjë ndodhte kur atyre u tregoheshin foto të bebeve që gjithahtu ishin klasifikuar më parë si tërheqës deh më pak tërheqës.
Njerëzit e bukur gjykohen nga të tjerët si më të ndershëm
Sipas një studimi të fundit njerëzit që nuk përdorin shumë makijazh gjykohen në masë dërrmuese si më të ndershëm dhe të besueshëm.
Kur studiuesit ekzaminuan reagimet e pjesmarrëseve femra, ato reagonin negativisht ndaj atyre që dukej se kishin përmirësuar pamjen e tyre me ndërhyrje kozmetike.
Studimi thotë se observueset femra penalizonin në reagimet e tyre femrat e tjera që mbanin shumë makijazh, duke i etiketuar si manipulative dhe më pak të ndershme.
Njerëzit sigurisht vënë makijazh për shumë arsye dhe kjo nuk i bën ata më pak të besueshëm.
Njerëzit e pashëm kanë më shumë besim te vetja
Studimet thonë se kur je i pashëm ke më shumë gjasa të flasësh para një padrejtësie.
Kur kërkuesit në eksperimentin e tyre u treguan qëllimisht të pasjellshëm ndaj subjekteve femra, ato që renditeshin si më të pashme kishin më shumë gjasa të kritikonin intervistuesin dhe tregonin nivel më të lartë vigjilence sesa kolegët me pak atraktive.
(thisisinsider.com)