Të qenit nënë mund të jetë e sikletshme por Amal Clooney e bëri këtë të duket gjëja më e thjeshtë teksa dilte nga një hotel në New York me dy binjakët e saj të vegjël.
Avokatja 40-vjeçare doli me 1-vjeçarët e saj në krahë Ella e Alexander ndërsa për vete ksihte veshur një kostum të zi dhe jelek me motive leopardi.
Një natë më parë Amal ishte parë në darkën e çmimeve të Shoqatës së Gazetarëve të OKB, me të shoqin George Clooney dhe prindërit e tij Nick Clooney e Nina Bruce Warren.
Amal mori çmimin si Qytetare Globale 2018 për rolin e saj në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Në fjalimin e rastit ajo akuzoi presidentin amerikan Trump se kishte ndezur dritën jeshile për regjime autokratike që burgosin dhe vrasin gazetarët.