Sensibilizimit të opinionit publik për parandalimin e kancerit të gjirit u janë bashkuar një sërë femrash të famshme pa tualet. Ndër to mund të përmendim Miranda Kerr, Adrian Lima, Miley Cyrus, Rihanna, Kim Kardashian, Gisele Bundchen, etj., të cilat të pa trukuara pozuan për fotografitë e realizuara prej vetë tyre, të njohura ndryshe si “selfie”.
Nisma e Cancer Research Uk, në Britaninë e Madhe e cila iu kërkoi femrave të famshme që të vetë-fotografoheshin pa tualet, të sapo zgjuara, kishte si synim sensibilizimin e opinionit publik për parandalimin e kancerit të gjirit.