Disa nga yjet më të famshme të ditëve të sotme kanë bërë punë nga më të ndryshmet, para se të bëheshin të njohur. Më poshtë ju sjellim disa prej tyre.
Sylvester Stallone
I forti i ekranit e ka nisur karrierën me një ‘film për të rritur’ (“Italian Stallion”), nga i cili përfitoi 200 dollarë. Ai ka punuar edhe në një kopsht zoologjik si pastrues i kafazeve të luanëve. Në një periudhë të jetës së tij, Sly ka qenë aq i varfër saqë është detyruar që ta shesë qenin e tij për të mbijetuar. Ai ka punuar edhe si roje në një kinema, po ashtu edhe në një dyqan ushqimor.
Tom Cruise
Ylli i filmave “Mission: Impossible” si i ri ka shpërndarë gazeta në Kentucky. Ndërsa më vonë është paraqitur në një manastir për t’u bërë prift, por duket se ajo punë nuk i ka shkuar për dore dhe më pas është përfshirë në aktrim.
Danny DeVito
Besoni ose jo komiku ‘i vogël’ para se të bëhej i famshëm ka qenë stilist flokësh në New Jersey.
Madonna
Mbretëresha e muzikës pop ka punuar thuajse gjithçka para se të bëhej yll. Krahas pozimit lakuriq dhe manikenizmit, ajo ka shitur petulla të ëmbla në një treg.
Johnny Depp
Hamshori hollivudian dikur ka bërë shitje përmes telefonit. Ai ka shitur lapsa kimikë.
Eva Mendez
Latinia seksi ka shitur hot-dogë në një qendër tregtare në Kaliforni.
Robin Williams
Komiku i njohur ka bërë pantomima nëpër rrugë për të fituar para. Për më shumë, ai ka punuar edhe si shitës akulloresh.
Andrea Bocelli
Tenori i famshëm italian është me profesion avokat. Ai gjithmonë e ka dashur muzikën, por para famës, karriera e vetme që ka mundur ta ketë ka qenë ajo juridike. Në moshë 30-vjeçare, Bocelli ka punuar si avokat gjatë ditës, ndërsa natën ka kënduar në një bar.
Whoopi Goldberg
Ajo ka punuar si muratore dhe si një shërbyese në bankë. Komikja gjatë jetës ka punuar edhe si banakiere.