Koka e prerë e një nga vrasësve serila më të hershëm të Portugalisë ruhet ende çuditërisht në mënyrë të përkryer në një kavanoz në universitetin e Lisbonës.
Shkencëtarët dhe teknikët e anatomisë shohin përditë me familjaritet dhe indiferencë kokën e Diogo Alves, i cili ka qenë seria-killeri i parë dhe njeriu i fundit që është varur në litar në Portugali, ose të paktën kështu thotë historia e gojëdhana.
Diogo Alves i lindur në Galici në 1810 u zhvendos herët në Lisbonë ku nisi jetën e tij të krimit. Ai thuhet se priste në mbrëmje mbi një urë fermerët për t’i grabitur gjatë rrugë së tyre të kthimit dhe më pas i hidhte poshtë drejt vdekjes së tyre.
Alves u ekzekutua për fajet e tij në 1841, në kohën kur pseudo-shkenca e ‘frenologjisë’ sapo kishte nisur avancimet e saj në Portugali.
Me ruajten e kokës së tij të prerë doktorët besonin se do të zbulonin sekretet e mendjes së tij kriminale.
Por nuk ka asnjë provë për studime të tilla në këtë universitet, edhe pse iniciativa të ngjashme janë kryer.
Universiteti ka gjithashtu kafkën e vrasësit Francisco Mattos Lobo, e cila u ekzaminua nga frenologët në 1842 dhe është vetëm dy dhoma më larg, por ajo nuk pret aq shumë vizita sa koka e Alves.