Është konfirmuar sot divorci mes një nga miliarderëve më të rinj të Rusisë dhe asaj që përflitet shpesh si e bija sekrete e liderit Vladimir Putin, Katerina, balerina që pëlqen 'rock'n'roll'.
Megjithëse asnjë njoftim zyrtar nuk është bërë rrethet e Moskës thonë se 36 vjeçari Kirill Shamalov, është martuar me të dashurën e tij Zhanna Volkova, më parë rezidentë në Londër.
Shamalov është i përfshirë nga sanksionet perëndimore pasi ka qenë dhëndri i liderit të Kremlinit, ndërsa refuzon të komentojë mbi jetën private.
Nuk dihen ende arsyet e dështimit të martesës së tij me 32 vjeçaren Katerina Tikhonova, që përflitet si bija e vogël e Putin, edhe pse nuk ka konfirmim zyrtar.
Ajo është njohur më parë për numrat akrobatikë në akull me muzikë Rock'n'roll.
Në fakt të dyja bijat e Putin janë të mbuluara nga sekreti, të cilat vijnë nga martesa e tij me ish-gruan Lyudmila.
Tikhonova përdor mbiemrin e parë të nënës së saj dhe ka gjithashtu një karrierë biznesi, teksa drejton investimet në Universitetin Shtetëror të Moskës.