Sipas zhurmave të fundit ndihmesat e Shtëpisë së Bardhë kanë një pseudonim që e përdorin prapa krahëve të saj, për bijën e madhe të presidentit, këshilltaren Ivanka Trump.
Kur nuk është prezente, punonjësit e Shtëpisë së Bardhë e thërrasin Ivanka Trump “princess royal” ose “princesha mbretërore” sipas revistës Vanity Fair, që do të thotë se gëzon pozitën e saj prej të atit, pasi vetë nuk ka eksperiencë apo karrierë politike.
Një rast që ka zemëruar punonjësit e Shtëpisë së Bardhë ishte kur Presidenti i kërkoi të bijës ta zëvendësonte në takimin e G20 vitin e kaluar në Hamburg, e cila u komentua si zgjedhje nepotike nga kritikët.
Një ish-këshilltar i presidentit tha për Vanity Fair: “Më falni por kjo nuk është një familje që presidenti i SHBA të zëvendësohet nga e bija. Ajo nuk është princesha mbretërore”, dhe prej këtij rasti duket se ka mbetur pseudonimi i Ivankës.
Një tjetër veteran i vjetër në Uashington ka thënë: “Nuk është dicka e bukur për t’u parë kur ata nuk e kuptojnë sa kot që janë. Ata besojnë se janë vërtet të veçantë”.
Zhurmat thonë gjithashtu se Ivanka nuk sillet mirë me stafin, e sidomos me ata që për momentin nuk favorizohen nga presidenti.
Një ish-këshilltar raportohet nga revista të ketë thënë: “Në fillim ajo tregohet e ngrohtë me të huajt, dhe pastaj ia këput ndonjë koment të ashpër ndaj të tjerëve para të atit.”
Përkundrazi, shumë zëra flasin vetëm pozitivisht për zonjën e parë Melania Donald Trump.