T pasurit janë të qëndrueshëm, fleksibël dhe e konsiderojnë veten se janë në kontroll të jetës së tyre, duke u fokusuar më shumë te vetja se te të tjerët.
Ky është konkluzioni i një studimi të revistës britanike të psikologjisë British Journal of Psychology nga kërkuesit e drejtuar nga Marcus Leckelt i universitetit të Münster e Mainz.
Kërkuesit tentonin të zbulonin sesi ndryshon mendësia e të pasurve nga pjesë tjerr e komunitetit, duke përdorur një sondazh të 130 pasanikëve gjermanë, të cilëve iu kërkua të përshkruanin karakteristikat e tyre social-ekonomike.
Dhe në fakt u dalluan diferenca të qarta mes mendësisë së grupit të milionerëve dhe popullatës së përgjithshme, ndoshta sepse të pasurit kishin tendencë të ishin meshkuj dhe më të moshuar, por gjithashtu sepse ishin më të qëndrueshëm emocionalisht, më të vetëdijshëm, kishin sens të theksuar narcizmi dhe e konsideronin veten në kontroll të jetës së tyre.
Marcus Leckelt tha:
“Megjithë influencën e vlerës së parave të tyre te shoqëria, provat për karakterin e tyre janë të pakta. Studimet mbi këtë çështje janë fokusuar në zbulimin e fakte si sa social apo antisocialë janë ata. Ndërsa ne deshën të zbulonim nga se ndryshojnë ata prej popullsisë së përgjithshme”.
Pas analizës së rezultateve u vërejt se publiku kishte tendencë të mbivlerësonte sesa ndryshonin të pasurit nga pjesa tjetër e njerëzve, por gjithsesi identifikonin pika të ngjashme ndryshimi si dhe studiuesit.