Shkencëtarët amerikanë të Universitetit të Buffalo, kaë zbuluar së fundmi se meshkuj i konsiderojnë 'seksi' gratë inteligjente, pro kjo vetëm në teori.
Studimi thoshte se kjo tërheqje ndaj tyre vitne prej 'distancës psikologjike' mes një femre dhe burri më pak inteligjent.
Një tjetër zbulim interesant ishte se të gjtihë meshkujt kërkonin që partnerja e tyre të ishte ‘inteligjente’ por në fakt kur viheshin në kontakt me femra të ndryshme ata preferonin atë më pak inteligjente, sepse e kuptonin se inteligjentja do t’ua hidhte dhe nuk mund ta kishin nën kontroll.
Autorët përshkruanin 'distancën psikologjike' si rastet kur individët bazoheshin te abstraktja për të marrë vendime mbi një ngjarje që është e largët në kohë, hapësirë, ose është vetëm hipotetike.
Studime të mëparshme kanë sugjeruar se afria psikologjike mes partnerëve ndihmon në marrdhënien e tyre, por studimi i Buffalo thoshte se është pozitive kur gruaja është më inteligjente se burri, veçanërisht kur burri e dinte këtë dhe ishte i tërhequr prej cilësisë.
Dokumenti thotë:
Kur burrat komunikonin me një grua që nuk e shihnin, ata ishin më të interesuar të bashkëvepronin me të kur ajo tregohej më e zgjuar se ata në përgjigjet, sesa në rastet kur burrat tregonin superioritet në komunikim.
Ndërsa kur ata bashkëvepronin nga afër me një grua inteligjente, u tregonin të njëjtën masë të tërheqjes dhe kuriozitetit, kur ajo tregohej më inteligjente se ata.
(Indi100.com)