Pavarësisht se nuk gjendet në shtëpi, Egla vijon të jetë personazhi që po komentohet pafund që prej fillimit të spektaklit të sotëm.
Banorët janë përplasur me njëri-tjetrin në lidhje me mënyrën se si u largua Eglën. Romeo vijon të akuzojë Meritonin dhe Ilnisën, se ishin ata që e kanë përndjekur, duke shkaktuar veprimin e Eglës.
Meriton: Më vjen keq nga dyfytyrësia e shumë personave këtu. Egla ka mbajtur qëndrim me shumë persona këtu, i ka ofenduar. Romeos i ka thënë kastravec. Ti e ke pasur realisht shumë frikë.
Romeo: Këtu ka kaluar çdo limit, këtu është kafshëri, është përndjekje, kalohet vija e kqe dhe ky më thotë mua ushtar pasi Egla ka dalë nga shtëpia. Mua nuk më pëlqen shtëpia.
Meritoni: Kundrejt atyre vendimeve që ka bërë Egla, unë u akuzova për dicka që e kam përjetuar vetë. Mund të kisha mbetur pa sy fare. Ajo ka shkelur vijën e kuqe. Ka bërë shumë ofendime. Unë nuk e kam shkelur vijën e kuqe, nuk kam prekur askënd me dorë. Këtu është lojë nervash.
Ilnisa: Vijën e kuqe të gjithë e kemi shkelur me këmbët tona. Po i referohesha shumicës. Këtu përfshihesh tek loja e Eglës dashur pa dashur, të ndikon. Romeo po përfiton nga kjo situatë.
Romeo: Këto janë lojëra fjalësh
Ilnisa: Romeo përfiton në mënyrë shumë të ulët. Më keq se çdo kush, ja po të shohim dhe tani.
Romeo: Të dëgjojmë broçkullat e tua?
Ilnisa: Romeon mjafron t’i vendosi mdhe një emër hero tani dhe…
Mirëpo pyetja që i është bërë Romeos nga drejtuesi i programit, Ledion Liço, ishte nëse mund të ndalonte veprimin e Eglës dhe Romeo është përgjigjur se ka biseduar me Eglën por pas veprimit që kishte bërë me Meritonin.