Këngëtari i njohur italian dhe tepër i dashur për publikun në Shqipëri, Albano Carrisi është një nga emrat më të përfolur si banor i sezonit të ri të Grande Fratello, versioni italian i Big Brother VIP.
Sipas medieve italiane, Albano ka negociuar me produksionit e “GF”, por ka kërkuar një shumë të madhe parash në këmbim të pranimit të ftesës për të hyrë në “reality shoë”. Megjithatë negociatat ende nuk janë mbyllur dhe mund të konkludojnë.
Albano është një figurë sa e dashur aq edhe kontroverse në Itali. Ai është shprehur disa herë kundër komuniteteve LGBTQ si dhe vitin e kaluar u fut në “listën e zezë” të Ukrainës pasi mbështeti pushtimin rus.
Emra të tjerë të përfolur se do të jenë pjesë e Grande Fratello janë vajza e Albanos, Jasmine Carrisi, Nicola Tedde dhe Cristiano Iovino, influencerë dhe modelë, Garance Authié partnerja aktuale e Fedez si dhe Brando Ephrikian pjesë e “Uomini e Donne”.