Supermodelja Kate Moss sot ka festuar 40 vjetorin e lindjes, por ende mbetet një femër super seksi. Këtë e ka dëshmuar më së miri në momentin që po dilte nga shtëpia së bashku me partnerin Jamie Hince.
E veshur me një pallto leopard dhe një palë xhinse, ndërkohë që flokët bjondë plot volum i kishte lënë të lëshuara dhe ishte lyer natyrale, Moss është dukur në formë mjaft të mirë. Dhurata të shumta nga miqtë e saj kanë mbërritur në adresë të Moss si buqeta të mëdha me trëndafila të kuq, një tufë me tollumbace në ngjyrë gri.
Dhurata të shumta kanë ardhur për modelen edhe nga firmat e njohura të modës si Givenchy, Mulberry, Hermes si dhe një grup çantash të ndryshme nga firma të tjera. Sipas raportimeve modelja bukuroshe do të festojë në një ishullin e shtrenjtë britanik Necker. Një grup miqsh do ti bashkohet asaj dhe bashkëshortit për të festuar këtë ditë të veçantë.