Pak para prime teksa ka qenë duke folur me Eglën, Heidi i ka treguar se Romeo është mërzitur me fustanin që ajo ka veshur pasi i duket i ekzagjëruar. Më tej Egla i ka thënë: Është nga Vlora ai duke nënkuptuar se është fanatik.
Më tej teksa Romeo ka ardhur, Egla e ka ngacmuar për fustanin e Heidit dhe Heidi i ka thënë: Qenke i tmerrshëm ti. Ndonse mërzia e Romeos ka vazhduar.
Por Heidi ka qeshur pasi ky fanatizëm nuk i është dukur normal.