Në emisionin “Aldo Morning Show”është diskutuar për temën “të jesh spiun, je i mirë apo i keq në sy të shoqërisë?”
Mesa duket kjo temë i ka ngjallur shumë kuriozitet artistit të njohur Robert Aliaj i cili ka telefonuar dhe ka treguar edhe histori personale në kohën e komunizmit. Ai ka treguar se është spiunuar shumë herë dhe shpesh herë përfundonte në Rajonin e Policisë kur dhunohej nga policës për shkak se këndonte.
Ai madje personat që kuptojnë se si lëvizin forcat ruse nuk i quan spiunë, por si njerëz të shërbimeve sekrete. Për të spiun ka qenë Enver Hoxha dhe jo dikush që shërben për shtetin.
Robert Aliaj: Ne jemi në përplasje me Rusinë, spiunët të cilët kuptojnë se si lëvizin forcat ruse, ata nuk janë spiunë ata janë njerëz të shërbimeve sekrete. Nuk janë spiunë, spiun me këtë konotacion që themi ne është ky miu, këllira, që kishim nëpër këmbë dhe e kemi sa herë në Shqipëri, me këtë punë merren njerëzit. Nuk mund të jesh spiun se shërben, është një detyrë shumë e vyer dhe e lartë.
Aldo: Nëse dikush telefonon policinë dhe thotë Beri po ngacmon një femër, çfarë është ky?
Robert Aliaj: Ky është spiunim me përqasje jashtëzakonisht pozitiv. Nuk do e quaja spiunim, kur ti ngacmon një femër, meriton dënimin tënd.
Aldo: Me pak fjalë nuk është se ka një përkufizim, ndarje me thikë të qartë apo jo?
Robert Aliaj: Jo ndarje me thikë është kur i bën dëm njerëzve. Edhe fjala spiunim është këllirë, qelbësirë, është jashtëqitje fare kur ti merr në qafë jetën e njerëzve dhe i fut njerëzit në sherr. Domethënë merresh me thashetheme, dëgjon çfarë thonë të tjerët, kjo është gjë e poshtër, por që të lajmërosh policinë që dikush po vjedh shtëpinë e një tjetri, po merr në qafë, po përdhunon një femër, sikush po fyen dhe ti je i pa fuqishëm ta përballosh, kjo është të lajmërosh organet kompetente që të vijnë aty dhe të venë rregull.