Disa muaj më parë, reperi Fero Fera dhe modelja Arbenita Ismajli u divorcuan.
Para ndarjes në gjykatë, Fero i kërkoi Arbenitës një mundësi të dytë, por ajo nuk pranoi.
Mirëpo, në postimet e tyre të fundit “Instagram” lihet të kuptohet se janë së bashku me vajzën, për pushime në bregdet.
Nga vetë ata nuk ka ndonjë konfirmim për bashkim. Mbetet për t’u parë nëse bëhet fjalë për rikthim apo jo.