Forbes Magazine ka publikuar listën e re të yjeve më të paguara në botë ,e cila edhe këtë vit kryesohet sërish nga Lady Gaga.
Krijuesja e hitit “Marry the night” vetëm vitin e kaluar ka arritur të grumbullojë £52 milion, gjë që e ka çuar Lady Gagan, në maje të kësaj liste. Ajo ka arritur këtë shumë, pavarësisht anulimit të turneut, “Born This Way Ball”, për shkak të operacionit që pati në muajin shkurt.
Justin Bieber renditet menjëherë i dyti në këtë listë me £38 million, për të vazhduar me Taylor Swift £38 milion, Calvin Harris £30 milion, dhe Rihanna me £28 milion.