BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet e tij me Klodian Zoton, ish-drejtori i Ujësjellësit të Korçës e nxjerr zbuluar para prokurorëve specialë

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet
x
BREAKING NEWS

Ja detajet e reja nga kallëzimi në SPAK për Allajbeun, si oligarku në bashkëpunim me Janis Karathanos rropën mbi 200 mln euro koncesione, për të kamufluar vjedhjet kanë punësuar te kompanitë “fituese” të afërmit e tyre, rroga deri në 30 mln lekë në mua...

Ja detajet e reja nga kallëzimi në SPAK për Allajbeun, si
x
BREAKING NEWS

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të perit”, do ketë përplasje për Nenin 71 të Kushtetutës, ja kush e ka në dorë “fatin” e “non-gratës”, flasin juristët

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës në 30 vite, nga bashkëpunimi i tij me udhëheqësin e Serbisë, sulmet ndaj ambasadës së SHBA në Tiranë, grushti i shtetit ’98, vrasja e 4 protestuesve në 21 janar, te emrat e terroristëve që ka bashkëpunuar ...

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës
x
BREAKING NEWS

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant për Arben Ahmetajn në Zvicër si i punësoi gruan me pagë 9 mijë franga në muaj, zbardhen detaje nga dosja hetimore

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant
x

Gossip

Humbi babain në moshën 15-vjeçare, gazetari i njohur kujton përjetimin e dhimbshëm: Goditja ime më e madhe ka qënë...

Humbi babain në moshën 15-vjeçare, gazetari i njohur kujton

Ndikimi i një mësuesi nuk shtrihet vetëm përgjatë viteve të shkollës, por edhe përtej tyre. Gazetari Osman Stafa ka qënë i ftuar ne programin  “Ka Një Mesazh Për Ty”.

Ai tregoi sesi nga një nxënës i mirë gjatë shkollës fillore, kaloi tek ata që cilësohen “të dobët” në klasë të pestë dhe vetëm një vit më vonë do të pësonte ndryshimin drastik. Mësuesi i ri i shkollës, Genc Gjevori do t’i jepte shtysën që të formësohej si nxënës e që më vonë do të pasqyrohej edhe te njeriu e gazetari që ishte. Ndryshimin Osmani e përshkruan duke kujtuar një episod të dhimbshëm të jetës.

Osman Stafa: Goditja ime më e madhe me atë që quhet pjesën emocionale apo me jetën, ka qenë humbja e tim ati kur kam qenë në klasën e tetë…

Gazetari: E paske humbur shumë shpejt.

Osman Stafa: Kam qenë 15 vjeç dhe m’u desh që të mendoja të kujdesesha edhe për vëllain apo motrën që i kisha më të vegjël, edhe për time më dhe tek unë ka rënë gjithmonë përgjegjësia që unë patjetër duhet të shkëlqeja në shkollë, në profesionin sepse duhet të kujdesesha për ta. Gjithmonë e mendoj që nëse nuk do të kisha qenë ky nxënësi i mirë, ndoshta punën e të kujdesurit për familjarët e mi nuk do ta kisha kryer aq mirë, nuk e di se çfarë do të kishte ndodhur sepse nuk mund ta parashikoj, kjo është me “nëse”, por teksa lexoj të shkuarën dhe atë se çfarë unë kam kaluar, po, e them me siguri që ajo se çfarë ka bërë ky individ që erdhi në fillim të klasës së gjashtë në shkollën tonë, më ndryshoi mua totalisht mënyrën e të konceptuarit, të të reaguarit.

Gazetari rrëfeu sesi profesori i Histori-Gjeografisë në klasë të gjashtë i tregoi se kishte më shumë potencial sesa notat në regjistër. Gazetari kujtoi ndihmën e mësues Genc Gjevorit, udhëzimet e tij dhe ndikimin që pati në zgjedhjen e mëvonshme të profesionit të gazetarisë. Mesazhin Osmani e përmbyll edhe me pak nota humori që marrin një shikim paksa ‘qortues’ nga profesor Genci.

Osman Stafa: Profesor Genci, momentin që vendosa të bëj këtë mesazh, të të falenderoj publikisht dhe të shpreh mirënjohjen time maksimale, jam ndeshur me një thënie ku “vlera e mësuesit dhe pesha e qiellit s’mund të maten kurrë”. Të dytën, nuk ia di peshën, por të parës ia kam ndier vlerën. Doja të të falenderoja paçka se në momentin tim që e kam konsideruar veten një nxënës i dobët, fatmirësisht të çoi Zoti në shkollën tonë sepse ishe pikënisja ime për të qenë një njeri që jam sot. Është e vërtetë që ti ke dalë vitin e kaluar në pension, nuk kam dashur të të ngacmoj në këtë pjesë sepse e di që nuk është fort ndjesi e mirë t’i dedikohesh gjithë jetën tënde arsimit, por dua të dish vetëm diçka, që si mësues ti ke bërë jo vetëm si punë këtë profesion, por e ke bërë si mision,  paçka se me ndikimin tënd unë vazhdoj sot të bëj një profesion që ti ma ke ngacmuar që më ke thënë në klasën e gjashtë që do të bëhem gazetar, ta bëj si mision sot kështu që unë të falenderoj dhe mësuesit si ti mos u shterofshin kurrë dhe besoj fort që edhe shokët e shoqet e klasës që kemi qenë së bashku kanë këtë mendim dhe janë me mua sot teksa unë të bëj këtë mesazh publik falenderues, por e kisha më shumë personal sepse gjatë gjithë rrugëtimit tim e kam kthyer pas kokën për të thënë ku e nisa unë dhe gjithmonë më nis çdo gjë te profesor Genci, i cili një mësues i Historisë na nxiti si me mësimet e Historisë, mënyrën sesi duhet t’i shikonim gjërat për të qenë qytetarë të mirë dhe ti këtë detyrë që e ka mësuesi, e ke kryer më së miri, të falenderoj, të jam mirënjohës. Më fal, vetëm diçka, më fal që s’të kam lënë të flasësh shumë në orët e mësimit në atë kohë se i mbaj mend shumë mirë dhe tjetra, të kam bërë diçka. Duke qenë se më kishe dërguar te nxënësit e mirë, kisha turp njëherë, kisha ardhur pa përgatitur dhe kam ngritur dorën kot sepse nuk rrija dot pa ngritur dorën dhe më the “ule sepse e di që ke mësuar” kështu që…