Pas vrasjes së efektivit të policisë së Kosovës Afrim Bunjaku, të shumta kanë qënë reagimet e personazheve publikë duke dhënë opinionin e tyre në lidhje me ngjarjen e ndodhur në veri të Kosovës.
Nuk munguan as reagimet e artistëve të shoëbizit shqiptar.
Ja disa nga Vip-at që reaguan:
Don Xhoni përmes një insta story ka shkruar “Lavdi dëshmorit më të ri të Kosovës, rreshter Afrim Bunjaku”.
E ndërsa Morena Taraku ka postuar një banderolë ku shkruhet “ Të vdesësh për ATDHE është sikur të rilindësh përsëri Afrim Bunjaku 24.09.23”. Ledri Vula ka postuar një foto të të ndjerit me shiritin e zisë, Tayna po ashtu ka postuar një banderolë në rrespekt të të ndjerit. Emra të tjerë që i kanë dedikuar disa fjalë Bunjakut kanë qënë Stresi, Dhurata Dora, Ermal Fejzullahu,Kida,Mozzik e të tjerë.