BREAKING NEWS

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të ndodhi nga nënkryetarët deri te emërimet e mbështetësve që janë në pozicionin e anëtarëve të Kryesisë

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO, Samiti për Ukrainën nuk ishte reklamë për kryeministrin, ja plani amerikan që po thuret në fshehtësi të plotë për Shqipërinë

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO,
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni zbardh arsyen pse Ilir Meta braktisi protestën e Rithemelimit dhe rrëfen të pathënat e 20 shkurtit 1991: Ja mashtrimet e Sali Berishës, bustin e Enver Hoxhës e bëri vetë gati për ta rrëzuar diktatura

Daut Gumeni zbardh arsyen pse Ilir Meta braktisi protestën e Rithemelimit
x
BREAKING NEWS

SPAK merr në pyetje për 7 orë Damian Gjiknurin, në skaner pasuritë e tij, udhëtimet, shtëpitë dhe dyshimet për llogari të fshehura bankare në Maltë, ja aferat që mund të fundosin deputetin, nga abuzimet në projektin e rrugës Tiranë-Elbasan, te dosja e ...

SPAK merr në pyetje për 7 orë Damian Gjiknurin, në skaner
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta vulos “divorcin” me Sali Berishën pas izolimit në shtëpi, “zbret” në terren dhe kërkon të marrë kreun e opozitës

Ilir Meta vulos “divorcin” me Sali Berishën pas izolimit
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment Bardhit, kodet e tyre mafioze për të kërcënuar njëri-tjetrin, lidhjet me oligarkët, prapaskenat e akuzave të fshirjes së serverëve në “21 janar” dhe detajet nga lufta e madhe që ka plasur për ...

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që mund të shpëtojë Sali Berishën nga ‘arresti në shtëpi’ dhe rasti i vetëm kur mund t’i digjet mandati si deputet, pse ish-kryeministri mund t'ia hedhë paq nëse hetohet dosja e ‘21 Janarit’...

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të mbuluar krimin e 21 Janarit 2011, skema për t’ia faturuar vrasjet opozitës, sajesa e plagëve nga afër dhe shpërblimi që iu dha gardistëve, gati të çojmë në SPAK një video që nuk e ka parë Prokuro...

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të
x

Gossip

"Kam shpenzuar financiarisht dhe nuk u vlerësova"/ U eleminua nga ‘DWTS’, Juliana shpërthen ndaj jurisë: Iliri shumë negativ...

"Kam shpenzuar financiarisht dhe nuk u vlerësova"/ U eleminua nga

Mbrëmjen e së premtes konkurrenti që u largua nga “Dancing With The Stars”, ka qenë Juliana Nura.

Në Fan Club me Kiara Titon, Juliana u shpreh se ishte e shokuar kur juria vendosi se ishte ajo që duhej të largohej atë mbrëmje. Sipas saj ishte diçka që nuk e priste dhe nuk e meritonte sepse së bashku me balerinin e saj Dionin, ishin një çift që çdo puntatë kishin vlerësime të mira. I erdhi keq që Ilir Shaqiri e nisi me komente negative, gjithashtu ndihet e zhgënjyer pasi ka dhënë shumë nga vetja për këtë spektakël, që sipas saj juria nuk e vlerësoi.

“Unë isha e shokuar, nuk e di se çfarë kam folur në ato momente. Ne hapëm garën dhe në momentin e parë që Iliri filloi të fliste, ai filloi me negativet. Dihet që ne kemi qenë gjithmonë me pikët më të larta, gjithmonë në vendin e dytë, të tretë dhe të katërt, për tetë puntata. Vjen puntata e nëntë, Iliri fillon të flasë dhe është negative ajo çfarë fliste, më pas rrodhi tek Valbona, tek Olta, ndërsa Lori ishte ajo që tha diçka pozitive për ne të dy. Kur thotë Dioni që është një super koreografi, një super kërcim dhe ia dole mirë, unë u çudita pak dhe nuk e prisja pak. Unë mendoj që juria vendos në fund dhe jo publiku. Nuk e kemi parë kund sa ka votuar publiku, por juria vendosi që të iknim këtë puntatë.

Jam shumë e mërzitur, shumë e dëshpëruar nga situata si rrodhi dhe jam shumë e prekur. Kur ndodh diçka të përgatisin, siç kanë përgatitur Enin me dal, dhe unë në një puntatë nga shkalla 10 zbrita në shkallën 0. Kjo është shokuese që kam dhënë shumë, kam dhënë shumë financiarisht për këtë program, kam ndërruar shtëpinë në Tiranë, kam ndërruar shtetin, kam paguar të gjitha gjërat. Kam shpenzuar shumë gjëra emocionalisht, me orë të tëra, edhe Dioni ka bërë këtë gjë dhe e falënderoj. Kur mblidhen të gjitha këto, thua për çfarë e kam bërë këtë që të nënvlerësohem dhe mendoj që nuk ka qenë kërcimi jonë më i keq atë natë”, u shpreh Juliana Nura.

Edhe Albi Nako shprehet se nuk e ka ndjerë farë të rrezikuar çiftin Dion dhe Juliana dhe shprehet se edhe pse Jurgeni është konkurrent i fortë, mendonte që do largohej ai dhe jo Juliana.