Nëse i përmbush të gjitha nuk ka rëndësi nëse vjen me breshkë a gomar
Aktorja dhe njëkohësisht dhe ish- banorja e BBVA1, Monika Lubonja e ftuar ‘Në kurthin e Piter Pan’ është gjetur para pyetjeve pikante nga fëmijët.
Një prej tyre e ka pyetur rreth jetës personale se kur do të ndryshonte status aktorja, atë të martesës, aktorja nuk ka nguruar të përgjigjet.
“Ti ke bërë gjithë këto gjëra, në televizor, në film, në teatër. Po për të martuar, ke vendosur kur do martohesh?”, pyeti Noeli.
Me humor Monika tha se deri më tani ka pritur princin, por nuk ka ardhur dhe se tashmë është në pritje të mbretit.
“Unë princin e prita dhe princi nuk erdhi. Kurse unë tani do të pres mbretin, por nuk do ta pres me kalë. Nëse ai do t’i përmbushi të gjitha, me gomar a me breshkë të vijë nuk ka rëndësi. Kur vjen me ngadalë, gjëja është e bukur”, tha Monika.