Kush fitoi dhe kush humbi ndjekës Instagram? Nuk do ta besoni kush e kryeson listën

0
SHPERNDAJ
0
Klikime

Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram.

Teksa ende “Big Brother VIP 3” vijon të jetë në qendër të vëmendjes, le të hedhim një sy se çfarë ka ndodhur me rrjetet sociale të ish-banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Fituesja e këtij edicioni, Egla Ceno, ka humbur sërish 1 mijë ndjekës si javën e kaluar, nga 107K në Instagram, tani numëron 106K. Sa i përket kundërshtarit të saj në podium, Julian Deda, aktori ka humbur po ashtu 1 mijë ndjekës brenda javës, nga 470K, tashmë numëron 469K. Nga ana tjetër, Romeo Veshaj nuk ka ndryshuar në numrin e ndjekësve dhe numeëron sërish 390K.

Sa i përket partneres së tij Heidi Baci, ajo ka plot 3 mijë ndjekës më shumë të shtuar në llogarinë e saj të Instagramit. Nga 228K që kishte javën e kaluar, tashmë Heidi numëron 231K ndjekës. Meriton Mjekiqi, finalisti i pestë i ‘reality show-t’, ka shtuar po ashtu 3K në numrin e tij të ndjekësve duke numëruar tani 360K. Françeska Murati, gjysmëfinalistja që nuk arriti të prekte dot finalen e madhe, nuk ka ndryshuar në numrin e ndjekësve dhe numëron sërish 136K.

 

Më të lexuarat

Më të lexuarat



Gossip

Opinione

LEXO OPINIONE TE TJERA

Para