Këngëtarët Mihrie dhe Lora Braha si dhe Dj Cimi sapo kanë nxjerrë në treg videoklipin më të ri, me titull “Krejt le ta dinë”. Është hera e parë që ata kanë sjellë në treg një këngë pak më ndryshe nga sa jemi mësuar ti shohim përherë.
Vetë zhanri i këngës është më argëtues, kënga është punuar mjaft mirë, me një ekip mjaft të gjerë. Kënga "Krejt le ta dijnë", trajton një tematikë dashurie dhe klipi nuk është realizuar si shumica e këngëve në vend bregdetar, por në një ambient të mbyllur.
Sa për Mihrien, ajo edhe në këtë këngë vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes për pamjen e saj rinore, por që hedh poshtë çdo supozim për ndërhyrje kirurgjikale estetike. Pritet që pas këtij projekti Mihria do të publikoj edhe një tjetër këngë me titull “Çokollata” videoklipin e të cilës e ka realizuar në Paris.