Ndjekësit, në pyetjet e dërguara kërkonin të dinin përgjigjen e fermerëve se çfarë do të bënin nëse do të fitonin 100 mijë euro.
Këngëtarja Çiljeta Xhilaga është një nga fermeret më të dashura për publikun ku me finesën dhe zgjuarsinë e saj ka fituar zemrat e miliona ndjekësve, ajo pyetjes ju përgjigj në këtë mënyrë: Ndër vite i kisha mbledhur Fernandos gjithë lekët që i sillte babai i vetëv, çdo muaj. Sapo u bëra gati të bëja një investim për djalin, ndodhi që mami im u sëmurë dhe u shpenzuan të gjitha. Kështuqë kam një detyrim ndaj djalit tim për t’ia zëvendësuar lekët.
View this post on Instagram