Aktorja Nicole Kidman, në një intervistë dhene në revistën "Star" ka bërë me dije se nuk do të donte të ishte përkrah bashkëshortit të saj, për të qenë pjesë e një filmi. Kidman e cila është e martuar me yllin e muzikës kantri, ka refuzuar që të luajnë në një komedi romantike.
"Nicole e do aq shumë burrin e saj, por nuk dëshiron të paraqitet në film me të. Ajo dëshiron që ai t’i realizoj ëndrrat e tij, por jo duke punuar së bashku”, ka bërë të ditur një burim.