
“Sa paska ndryshuar kryeqyteti i Veriut”, Artan Hoxha bën ironinë ‘therëse’: Nuk besoj se është efekti i Benetit dhe Luizit (video)

Basha takime në Kamëz: Rama-Meta-Berisha janë bashkë, dalja ime ka filluar t’i shqetësojë të tre

PD-ja zyrtare ditën e nesërme hap garën e zgjedhjeve për kryetarin e ri, vjen reagimi i parë i Tabakut

Zbardhen diskutimet që vendosën për fatin e ish-ministrit, ja çfarë ndodhi në gjyqin për lirimin nga burgu të Tahirit

Nga prangosja deri te lirimi, gazetari i njohur zbulon 3 tentativat e bujshme të Tahirit për të dalë ligjërisht nga burgu

Euro në pikiatë, eksperti i ekonomisë jep paralajmërimin e frikshëm: Tre muajt në vijim pritet të shkojë deri në vlerën...

‘Foleja’ e bosave të krimit/ Ekstradimet nga Dubai drejt Shqipërisë, Dumani habit me deklaratën: Nuk është kompetencë e SPAK, iu takon...

Aksident i rëndë, plagosen dy turistë francez

"Nuk e kemi parë ndonjëherë në asnjë edicion, në asnjë transmetim këtë që po ndodh në Shqipëri"/ Mediat greke jehonë për "Big Brother Vip Albania", 'shigjetojnë' produksionin dhe zbardhin lojën e tyre

Shkruar nga SOT.COM.AL 30 Janar 2023
Big Brother Albania është një nga programet reality show më të ndjekura dhe më të komentuara në Shqipëri. Kur ka kaluar më shumë se një muaj nga nisja e edicionit të ditë VIP, media greke gazzetta.gr, i ka dedikuar një artikull, duke mos u foksuar te loja dhe banorët, por te ambienti në të cilin ata jetojnë.
Në artikull shkruhet se ajo që bie shumë në sy dhe që nuk është parë në asnje edicion të asnjë vendi tjetër, janë sponsorët, që gjenden kudo, në dollape, mure, divane, dysheme, ekrane e tualete.
Ja çfarë shkruan konkretisht artikulli:
Big Brother është rikthyer në Shqipërinë fqinje, me skenën e përgatitur nga produksioni duke shkaktuar debat.
Big Brother është loja më e njohur e izolimit në mbarë botën dhe ndoshta reality show më i suksesshëm i bërë ndonjëherë në Greqi. Sidomos nëse flasim për sezonin e tij të parë, në të cilin Prodromos dhe Tsakas bënë që thuajse i gjithë vendi të shikojë në ankth shpalljen e fituesit të madh.
Që atëherë Big Brother e kemi parë disa herë të kthehet në televizion, ndërsa diçka e ngjashme ka ndodhur në disa vende të botës. Ditët e fundit pamë premierën e sezonit të ri të Big Brother në Shqipërinë fqinje, vetëm se peizazhi i përgatitur nga produksioni shkaktoi diskutime.
Në fakt është një koncept që nuk e kemi parë ndonjëherë në asnjë edicion, në asnjë transmetim. Në Albanian Big Brother fjalën e parë e kanë sponsorët , të cilët janë fjalë për fjalë kudo . Në dollapë, në divane, në mure, në dysheme, në ekrane, në banja, në dhoma.
Kudo që të kthehet kamera shohim postera, drita neoni, mbishkrime, reklama dhe logo të markave të ndryshme, të cilat sigurisht i kanë dhënë para produksionit për të ngritur të gjithë reality show-n.
Në fakt, e tillë është “beteja” që kanë dhënë sponsorët për të hyrë në Big Brother, saqë edhe divani i madh klasik në mes të sallonit është me ngjyra të ndryshme, një për çdo markë.
Dhe më në fund vijmë te pyetja: A e kanë tepruar pak me vendosjen?
Më të lexuarat


I dhanë fund beqarisë! Zbuloni personin e veçantë që kurorëzoi Klean dhe Elgitin në ditën e tyre më të ëmbël

"O i zi, ç'të ka gjetur"/ Çfarë po ndodh me Kristin? Ish-banori 'merakos' fansat me daljen e fundit në emision (foto)

A duhet të frikësohet moderatorja? Ish-banorja e 'BBV' habit me deklaratën e papritur: Do luftoja me Kiarën për Luizin

Pritjes i erdhi fundi! Ja si duken Klea Huta dhe Elgit Doda drejt altarit (video)

Mike brenda 'BBV' por nuk shihen më bashkë, Nita zbulon arsyen se përse nuk takohet me Diolën

Pritjes i erdhi fundi! Ish-banorja zbulon emisionin më të ri ku do ta shohim këtë verë (emri)

"I puthi duart Inva Mulës", Gjebrea rrëfen mes emocionesh momentin e takimit me regjizorin e famshëm

Krisje në lidhjen e Kiarës me Luizin? Kristi: Pasioni mes tyre po mbaron

Zhaklina u fotografua duke u puthur me një mashkull, Kristi zbulon bisedat me opinionisten e "BBVA": Kur jemi takuar më ka thënë...

Ish-banorja e "BBVA" del me deklaratën e papritur për Luiz Ejllin: Do luftoja me Kiarën për të
