Reperi Sean “Diddy” Combs po përballet me një tjetër padi për sulm seksual, i teti në një seri të ngritur kundër tij që nga nëntori 2023.
Adria English, një ish-aktore e filmave për të rritur, pretendon se Combs e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me të ftuarit në festat që ai organizonte, si dhe e ka bërë të konsumojë alkool dhe ekstazi.
Combs i ka mohuar akuzat. Avokati i tij Jonathan Davis tha në një deklaratë:
“Pavarësisht se sa padi janë ngritur, nuk do të ndryshojë fakti që z. Combs kurrë nuk ka sulmuar seksualisht apo trafikuar askënd. Ne jetojmë në një botë ku çdokush mund të ngrejë një padi për çfarëdo arsye dhe pa asnjë provë. Për fat të mirë, ekziston një proces gjyqësor i drejtë dhe i paanshëm për të gjetur të vërtetën dhe zoti Combs është i bindur se do të mbizotërojë ndaj këtyre dhe pretendimeve të tjera të pabaza në gjykatë.”