Këngëtarja Rita Ora, e cila tashmë njihet për veshjet e saj provokuese në skenë e për të cilën është kritikuar ndjeshëm, ka marrë një notë negative edhe nga nëna e saj.
Lidhur me këtë fakt, vetë Rita, në një intervistë të dhënë për versionin gjerman të revistës “Interview”, është shprehur se i duhet të bëjë më shumë kujdes për të zgjedhur veshjet e saj.