BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe Berisha një natë para vrasjeve në “21 janar”: Ja të fshehtat e ekzekutimit të Aleks Nikës që mund t’i hapë rrugën SPAK të zbardhë dhjetëra viktima që kanë ‘hequr qafe’ dy shefat kur ishin në pushtet...

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe
x
BREAKING NEWS

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali Berishën, ish-presidenti fut në lojë kushëririn e tij, ja kush është politikani që po kërkon ta vendosë në krye të opozitës dhe posti që po synon të marrë vetë në fund kryetari i Partisë së Lirisë...

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja përmbysja që pritet të bëjë Rama me drejtuesit politik të qarqeve të PS, nga largimi i Peleshit, Ballukut dhe Gjiknurit, te zhvendosja e Taulant Ballës dhe afrimi i Erion Braçes, Benet Becit dhe Pjerin Ndreut, zbardhet lista me emrat e rrezikuar...

Ja përmbysja që pritet të bëjë Rama me drejtuesit
x
BREAKING NEWS

Dalin detaje të tjera për rritjen e pensioneve, zbulohet sa lekë do të përfundojnë në xhepat e tyre, nga shpërblimet dhe deri te mënyra se si do ta marrin pensionin, flasin ekspertët

Dalin detaje të tjera për rritjen e pensioneve, zbulohet sa lekë
x
BREAKING NEWS

Artur Meçollari zbardh detajet e forta: Ja si po qepen prej 3 vitesh nga SPAK dosjet e aferave me pronat në ushtri, emrat ‘VIP’ që po hetohen me themel, skandalet që rrezikojnë të fundosin Bajram Begajn dhe pse imuniteti nuk e shpëton dot nga prangat e...

Artur Meçollari zbardh detajet e forta: Ja si po qepen prej 3 vitesh
x
BREAKING NEWS

Industria e armëve mashtrim i madh, gjithë fabrikat janë shkatërruar në Shqipëri, Nasip Naço nxjerr blof Niko Peleshin dhe zbardh skandalet e Ministrisë së Mbrojtjes, si përfunduan për skrap uzinat e municioneve   

Industria e armëve mashtrim i madh, gjithë fabrikat janë
x
BREAKING NEWS

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të ndodhi nga nënkryetarët deri te emërimet e mbështetësve që janë në pozicionin e anëtarëve të Kryesisë

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO, Samiti për Ukrainën nuk ishte reklamë për kryeministrin, ja plani amerikan që po thuret në fshehtësi të plotë për Shqipërinë

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO,
x

Gossip

Sherri i viteve më parë mes Qetsorit dhe Kiarës, kur punonte si velinë në televizion/ Çfarë ka ndodhur mes moderatores dhe banorit të "BBVA"?

Sherri i viteve më parë mes Qetsorit dhe Kiarës, kur punonte si

Qetsori është ndër banorët që u fut në lojë, kur kishte kaluar më shumë se dy muaj nga nisja e “Big Brother”. megjithatë, fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother” spikati menjëherë me natyrën e tij disi ngacmuese. Por duket se duke pasur mundësi t’i ndjekë nga jashtë banorët dhe lojën e tyre, Qetsori e ka pasur më të lehtë të vendosë prioritete dhe njëri prej tyre ka qenë pikërisht Luizi.

Debatet e tij kanë nisur fillimisht me Kiarën, për të kaluar më pas te këngëtari. Në një debat Qetsori i tha Luizit se ka për të thyer rekord botëror dhe se ka për ta fituar ai këtë edicion të “Big Brother” dhe edicionin e ardhshëm. Ai madje përmendi edhe një herë faktin që Luizi nuk është lojtar i fortë dhe se ka për të dalë nga “Big Brother”.

“Do e shohësh ti si do fitosh, sapo të dalësh në nominim me mua dhe me një tjetër dhe fillon bën valixhet. Pyete Kiarën, të ka thënë Kiara kush jam unë?”, ishte kjo fjalia që acaroi pa masë Luizin. Por ashtu si edhe vetë Kiara e ka thënë, ajo dhe Qetsori njihen vite më parë. Kujtojmë se pas fitores së “Big Brother”, Qetsori tentoi disa herë të ishte pjesë e ekranit, duke eksperimentuar si moderator apo edhe gazetar.

E duket se në këto përpjekje, ai është njohur me Kiarën. Vite më parë, ata kanë qenë pjesë e një televizioni, ku Kiara punonte si velinë në një emision investigativ, ndërsa Qetsori si gazetar. Fillimisht marrëdhënia  e a e tyre ka qenë e mirë, por më pas disa përplasje kanë nisur mes tyre, duke sjellë edhe një konflikt verbal në ambientet e punës.

Që nga ai moment, Kiara dhe Qetsori nuk kanë pasur asnjë komunikim së bashku, duke ndërprerë edhe përshëndetjet, deri në momentin që ky i fundit iu bashkëngjit lojës pak javë më parë. Por që ditët e para, ai i është rikthyer debatit me moderatoren, por duke zgjedhur të mos zbulojë se çfarë ka ndodhur më herët me ta. Ai u shpreh se me çiftin Luiz-Kiara do ketë diskutime, ndërsa me banoret e reja do ketë marrëdhënie shumë të mirë sepse e kanë për herë të parë një eksperiencë të tillë. Qestori tha se lojën e tij do ta bëjë të pastër.

Në fund iu drejtua Kiarës duke i thënë se po fliste si “perëndeshë”. Nga ana tjetër, prezantuesja ka thënë se me Qetsorin është njohur më herët në një ambient pune dhe kanë pasur një përplasje, por ka preferuar të mos japë detaje rreth asaj çfarë ka ndodhur. Shpesh qëndrimet e ashpra të lojës, ish-fituesi i “Big Brother” i ka pasur me Luizin, duke e sulmuar me fjalë të rënda. Qetsor Ferrunaj e ka quajtur Luiz Ejllin të pabesë. Skemën që këngëtari bëri për Krist Aliajn dhe Armaldo Kllogjerin, ai e quajti “përdhunim” ndaj tyre. “Skemë e pacipë.

“Është një lloj përdhunimi. Ai ju ka përdhunuar. Kur të vijë momenti, unë do t’ia them atij” u shpreh Luizi. Duket se marrëdhënia e keqe me çiftin, ka nisur vite më parë, në përplasje me Kiarën, që në atë kohë mbante rolin e balerinës”. Ndërkaq sot, Qetsori përballet edhe me Luizin, si një ndër pretendentët për të fituar këtë lojë.