BREAKING NEWS

Idajet Beqiri zbardh prapaskenat e bujshme nga vizita e Blinken: Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Flamur Noka, Genc Ruli dhe Ridvan Bode janë futur në “listën e zezë” të SHBA, ja çfarë po përgatitin amerikanët

Idajet Beqiri zbardh prapaskenat e bujshme nga vizita e Blinken: Ilir Meta,
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime “VIP”: Krerët e opozitës janë të trembur nga SPAK, Partia Socialiste është ndarë në fraksione, ja plani i Ramës për të ‘bllokuar’ emrin e zëvendësuesit të tij, ju tregoj se çfarë po ndodh brenda selisë rozë...

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime “VIP”: Krerët e
x
BREAKING NEWS

Në dosjet e ish-sigurimit “figurojnë” 600 agjentë të UDB në Shkodër, infiltrimi i ish-spiunëve në PD e Sali Berishës, bazat ku u stërviten dhe urdhrat e fshehta që merrnin nga qeveria fashiste e Beogradit, studiuesi i ish-komunizmit për artin dhe muzik...

Në dosjet e ish-sigurimit “figurojnë” 600 agjentë
x
BREAKING NEWS

Fillon “tmerri” për gylenistët në Tiranë, nisin përplasjet dhe sherret, besimtarët tentojnë të përzënë myftiun e Tiranës në xhaminë “Dine Hoxha”, në rrezik edhe Bujar Spahiu, zbardhen kërcënimet me jetë për drejtuesin e Komunitetit Mysliman...

Fillon “tmerri” për gylenistët në Tiranë, nisin
x
BREAKING NEWS

Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj flet hapur, nga dënimi i Sali Berishës, burgosja e Fredi Belerit, te arratisja e Arben Ahmetajt dhe hetimet e SPAK ndaj Ilir Beqajt, ja çfarë pritet të ndodhë me dosjet “përvëluese”

Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj flet
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa zbardh prapaskenat e forta nga 20 shkurti i vitit 1991: Ja plani i Ramiz Alisë për të rrëzuar bustin e Enver Hoxhës, si i liruan në fshehtësi bulonat, infiltrimi i Berishës dhe roli i Hekuran Isait, shumica e studentëve të dhjetorit ’90 ...

Muharrem Xhafa zbardh prapaskenat e forta nga 20 shkurti i vitit 1991: Ja plani
x
BREAKING NEWS

Njeriu i vetëm që filmoi pamjet e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës rrëfen të pathënat: Ja çfarë ndodhi më 20 shkurt 1991, nga telefonata alarmante e Adil Çarçanit për zhdukjen e videos, roli i Sali Berishës, Ramizit, Nexhmijes, infiltrimi i sigurimsa...

Njeriu i vetëm që filmoi pamjet e rrëzimit të bustit të
x
BREAKING NEWS

Arben Ahmetaj e akuzoi se fshihet pas inceneratorit të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj reagon për herë të parë dhe tregon si qëndron e vërteta, i cilëson sulmet e tij shpifje dhe i kërkon të bëhet burrë e të përballet me drejtësinë

Arben Ahmetaj e akuzoi se fshihet pas inceneratorit të Tiranës,
x

Gossip

U aludua se transmetimi i "BBVK2" u ndërpre për shkak të sherrit fizik mes banorëve, zbulohet si qëndron e vërteta (Foto)

U aludua se transmetimi i "BBVK2" u ndërpre për shkak

Edicioni i dytë i “Big Brother Vip Kosova” ka pasur mjaft tension nga personazhet dhe nuk kanë munguar herë pas here edhe debatet e ashpra mes banorëve. Jo rrallëherë është dashur ndërhyrja e produksionit, edhe duke i penalizuar personazhet, që situata të qetësohet. Megjithatë, duket se 24-orëshi i fundit nuk ka qenë aspak i mirë për banorët e shtëpisë, por edhe për produksionin njëkohësisht. Pas një debati të lindur mes dy banorëve, Ganiut dhe Bleros, situata ka dalë jashtë kontrollit. Ky ka qenë edhe momenti kur transmetimi live është ndërprerë për disa orë duke ngritur dyshimet se ndërprerja është bërë e qëllimshme për arsye të sherrit.

U aludua se transmetimi i "BBVK2" u ndërpre për shkak

Kanë qenë të shumë ndjekësit në rrjetet sociale që kanë shprehur pakënaqësi për këtë ndërprerje disaorëshe dhe të paparalajmëruar nga produksioni, e cila, siç u komentua, erdhi me qëllim që publiku të mos shikonte sherrin që, me gjasë, degradoi në dhunë fizike mes dy personazheve.

Në fakt, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i produksionit “BBV Kosova”. Në një njoftim zyrtar, në faqen zyrtare të formatit në Instagram, produksioni ka sqaruar: “Sot në rrjetet sociale kanë qarkulluar lajme të rreme se në “Big Brother Vip Kosova” ka ndodhur një rast i dhunës fizike. Lidhur me këto raportime, dëshirojmë të njoftojmë opinionin publik se lajmet janë të rreme dhe nuk ka asnjë bazë për pretendimet mbi dhunën e presupozuar. Transmetimi në kanalin “Big Brother 1 dhe 2” është ndërprerë si rezultat i një problemi teknik nga ora 01:03 – 03:19”.

Po kështu, edhe moderatori Alaudin Hamiti, në një reagim publik, ka sqaruar publikun për atë që ka ndodhur.

“Nysa, e kuptoj interesin dhe impaktin enorm që e ka “Big Brother VIP Kosova 2”, por ju lutem mos dezinformoni sa për klikime. Sot në orët e hershme të mëngjesit, si pasojë e një defekti teknik në Art Motion, dy kanalet e “Big Brother VIP Kosova”, së bashku me disa kanale tjera të platformës janë errësuar duke mos pas sinjal transmetimi.

E gjithë kjo prishje është evituar falë intervenimit të stafit teknik dhe kanalet janë kthyer në transmetim pas një ore e gjysmë. Aludimet për dhunë fizike, të cilat po qarkullojnë në rrjete sociale, janë të rreme.

U aludua se transmetimi i "BBVK2" u ndërpre për shkak

Materialin e papublikuar në transmetimin e drejtpërdrejtë të “Big Brother Vip Kosova”, do të mund ta gjeni në YouTube. Ju inkurajojmë të shikoni dhe lexoni faqet tona për informacion të saktë dhe të besueshëm”.