E mbani mend këtë postim nga Elhaida Dani? Teksa ishte në Itali me Ledjanin ajo shkroi: “Dy jemi, por ushqehemi sa për tre.” Gjë që la vend për interpretime dhe dyshime se ajo është në pritje të ëmbël.
Këtyre dyshimeve Elhaida u është përgjigjur së fundmi. Në një intervistë për “Pushime on Top”, ajo i mohoi lajmet duke deklaruar:
“Nuk jam, nuk jam, nuk jam. Por nëse do vijë momenti, do vijë momenti, do t’jua them me shumë dashuri” – tha këngëtarja, por më tej nuk pranoi të përgjigjej për pyetjen e radhës: “E keni në plan, e keni diskutuar?”
“Tani nuk do themi aq shumë gjëra, të lutem” – e mbylli ajo pa komentuar më shumë.
View this post on Instagram