Reperi Will.i.am ka thënë se ai kurrë nuk ka pasur një banesë, ndonëse i ka blerë prona nënës, dajës, hallës dhe gjyshes së tij. Pavarësisht se ka blerë disa prona për anëtarët e afërt të familjes dhe ka paguar këstet e tyre, producenti muzikor kurrë nuk ka blerë shtëpi, ndërsa adresa e tij e banimit në fakt është studioja e tij.
"Unë nuk kam shtëpi timen. Por i kam blerë nënës, dajës, hallës dhe gjyshes time shtëpi.
“Dhe kur disa njerëz më telefonojnë në shtëpi, ata në fakt më telefonojnë në studion time, ku jeton daja tjetër i imi”, ka thënë Will.i.am.