Ditë e re, konkurent i ri në Dancing with the stars!
Pas emrave si: Evis Pupa, Saimir Korreshi, Enxhi Nasufi, Atalanta Kërçyku, Sara Karaj, Armaldo Kllogjeri, Juliana Nura e shumë të tjerë, ditën e sotme është zbuluar një tjetër yll.
Ditën e sotme, faqja zyrtare e programit në Instagram ka konfirmuar një tjetër emër të njohur i cili do të sfidojnë veten në pistën e kërcimit. Bëhet fjalë për aktorin e njohur të humorit Irgen Cela.
Krahas aktrimit dhe të qeshurave që na ka dhuruar për vite me rradhë, tani do ta shohim Irgenin nën petkun e balerinit. Partnerja e tij në këtë konkurrim do të jetë Joana.
View this post on Instagram