
Rama zbulon mesazhin që i kanë dërguar në telefon, mikesha i tregon SFIDËN që i ka shpallur Basha: Më tha o xhan do të...

Do të lëpini gishtat/ Disa këshilla si të gatuani mishin më të shijshëm të pulës që keni provuar ndonjëherë

Shkruar nga SOT.COM.AL 13 Korrik 2020

Mishi i pulës, një nga gatimet më të përdorura dhe të shijshme për çdo tavolinë.
Përtej të mirave shëndetësore që dhuron, ky mish është i njohur për shijen e tij të butë.
Megjithëse ka një mori recetash për gatimin e pulës sërisht gatimi i saj mund të jetë një sfidë e vërtetë.
Gabimet më të zakonshme në gatimin e mishit janë sigurisht pjekja jo e duhur e tij, në shumë raste është i pa pjekur ose i tharë nga nxehtësia.
Më poshtë ju listojmë 5 mënyra se si mund të gatuani në mënyrë perfekte mishin e pulës.
Kofshat e pulës
Nëse jeni të shqetësuar që kofshat e pulës mund të jenë më të thata seç duhet atëhere sigurohuni t’i piqni ato në mënyrën e duhur.
Duke qenë të pasura me dhjamë ato do të jenë gjithnjë të buta, por gjithsesi kujdesuni të mos i piqni më shumë se 30 minuta.
Një mënyrë tjetër është t’i zieni ato pak minuta para se t’i fusni në furrë.
Gjoksi i pulës
Mënyra më e mirë e gatimit të gjoksit të pulës apo filetos është gatimi në furrë.
Metoda më e sigurt është mbështjellja e tyre me letër pjekjeje në mënyrë që pula të arrijë të ruajë lëngjet e veta gjatë gatimit.
Gatimi në tigan
Kjo metodë është e thjeshtë, por kërkon pak durim.
Mjafton të vendosni mishin 15 minuta në një tigan të mbyllur me kapak.
Sigurohuni që kapakun të mos e hapni asnjëherë dhe do të perfitoni mish pule të butë.
Gatimi në furrë
Pula zakonisht rekomandohet të piqet në temperaturën sipër 70 gradë
Kontrollimi i temperaturës bashkë me gjendjen e mishit janë mënyra më e sigurt e gatimit të saj.
Sigurohuni ta piqni pulën në temperaturë të ulët për një kohë më të gjatë se zakonisht në mënyrë që të ngelet e butë.
Kontrollojeni herë pas here derisa të shikoni që mishi ka marë pamje të artë duke u kujdesur gjithmonue që ketë pak lëng.
Gatimi me qumësht
Kjo është një metodë e mrekullueshme dhe e veçantë e përgatitjes së pulës.
Pjekja e mishit të pulës me limon dhe qumësht jo vetëm do t’i dhurojë asaj një shije fantastike, por edhe butësi.
Përzieni një gjysmë limoni me rreth 50 ml qumësht të mjaftueshme sa për të lyër të gjithë pulën.
Futeni në furrë dhe piqeni në temperaturë të ulët.
Përzierja e limonit me qumështin do të funksionojë edhe si salcë e mrekullueshme shoqëruese./AgroWeb.org
Më të lexuarat


Receta fantastike e byrekut me gjizë dhe qepë të njoma, ja mënyra si ta përgatisni në shtëpi, do lëpini gishtat nga shija e veçantë

Recetë shumë e thjeshtë/ Kjo është pica më e mirë në botë, do të lëpini gishtat pasi ta realizoni në shtëpi

Receta më e kërkuar në Google, si të bëni tiramisu në kushte shtëpie që të lëpini gishtat

I kemi gatuar gabim gjithë jetën, 4 hapa si të përgatisni makarona "të vërteta"

Do lëpini gishtat! Kjo është receta sekrete për t'i bërë petullat e fshira si gjyshet shqiptare, tani në dimër të shijojnë shumë

Mos i harroni kurrë/ Këto janë 3 gjërat themelore që duhet të dini sa herë që përdorni qepën kur gatuani

E shëndetshme dhe super e shijshme, kjo është supa fatsjellëse që nuk duhet të mungojë në tryezën tuaj natën e ndërrimit të viteve (RECETA)

Rigjallëron tërësisht organizmin, mësoni si të përgatisni supën më të shijshme që keni provuar ndonjëherë, por edhe me plotë vlera

Kjo është përgatitja e duhur e shërbetit të bakllavasë, sekretet dhe truket që duhet t'i dini me patjetër

Për ju që nuk pëlqeni bakllavanë/ Kjo është receta origjinale e sheqerpares Turke dhe që shikon shumë për festat e fundivitit
