Përbërësit:
-gjysmë kokrre qepë
-2 thelbinj hudhër
-100 g domate të vogla
-12 g borzilok
-15 g majdanoz
-150 makarona (spaghetti)
-kripë
-piper
-pak spec djegës
-2 lugë çaji vaj ulliri
-600 ml ujë të ftohtë
-djathë parmixhano të grirë
Përgatitja:
Presim hollë qepën, domatet, borzilokun e majdanozin dhe i vendosim në një tigan të thellë. Shtojmë makaronat, kripë dhe piper sipas dëshirës, pak spec djegës, vajin e ullirit dhe më pas ujin.
I ziejmë për rreth 2 minuta me zjarr të lartë duke i përzier dhe kur makaronat të jenë zbutur mjaftueshëm dhe të jenë zhytur në ujë, i mbulojmë me kapak dhe e ulim zjarrin, duke i lënë që të ziejnë ngadalë.
I heqim makaronat nga zjarri kur të kenë pirë ujin dhe të ketë ngelur një lëng i trashë si salcë.
Vendosim makaronat në pjatën që do t’i servirim, lart i shtojmë një gjethe borzilok për zbukurim dhe djathë parmixhano të grirë sipas dëshirës.