Për të gatuar një supë kremi pule për 4-5 persona është e rëndësishme që të keni këto përbërës kryesore: 200 gram pule, pure patatesh pluhur, 1 pako, gjalpë, pana kuzhine, 1 – 2 kokrra limoni, kripë e piper sipas dëshirës dhe gjethe majdanozi.
Në fillim zjeni pulën me pak kripë. Kur pula të jetë zjerë hiqeni nga tenxherja dhe ndajeni në copa të vogla duke ja hequr kockat. Në një tigan të nxehur më parë dhe ku keni hedhur gjalpin, skuqni copat e prera të pulës.
Më pas shtojini ato tek tenxherja ku keni zjerë pulën më parë. Lereni deri sa të marrë valë. Në fund shtoni pluhurin e puresë së patates dhe panën. Hidhni kripë nëse ka nevojë dhe piper sipas dëshirës. Kur ta servirni në pjatë hidhini përsipër fletë majdanozi.